Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti i Suprem i Forcave të Armatosura Stevo Pendarovski, bazuar në nenin 18, paragrafi 1, pika 5 dhe nenin 28 të Ligjit për Mbrojtjen, si dhe urdhrin e përgjithshëm për të angazhuar një pjesë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në kohë paqeje , d.m.th. në kushtet kur nuk është shpallur asnjë krizë, gjendje e jashtëzakonshme ose gjendje lufte, urdhëroi ushtrinë të përdorë një pjesë të forcave dhe burimeve të saj si forca të paarmatosura për të kryer detyra për të mbështetur institucionet shtetërore në ballafaqimin e pasojave tëe pandemisë me Koronavirusin.
Me këtë urdhër, i cili menjëherë hyn në fuqi, një pjesë e burimeve dhe mjeteve të Ushtrisë do të angazhohen si forca të paarmatosura për të kryer detyra për të mbështetur institucionet shtetërore me ballafaqimin e pasojave të pandemisë Kovid-19.
Sipas urdhrit të Presidentit Pendarovski, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës do të angazhojë forca dhe mjete për mbështetjen mjekësore të punës së institucioneve shëndetësore dhe qendrave të Ministrisë së Shëndetësisë, transportin e mjeteve dhe pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore.
Ushtria, gjithashtu do të ndihmojë në sigurimin e hapësirës së magazinave për ruajtjen e pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore, vendosjen e çadrave dhe objekteve të tjera akomoduese të destinuara për trajtimin e njerëzve të sëmurë, si dhe për dezinfektimin e hapësirave dhe sipërfaqeve.
Për të kryer këto detyra, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës është i detyruar të përgatitet për angazhimin e forcave mjekësore, të transportit dhe forcave MABK të Armatës.
Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe në të kaluarën në të njëjtën bazë ligjore ishte e angazhuar në shmangien e pasojave të katastrofave natyrore dhe mbështetjen e institucioneve shtetërore në kohë paqeje.