Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, priti një delegacion nga Parlamenti Kroat, i udhëhequr nga Domagoj Millosheviq, kryetar i Komitetit për Çështjet Evropiane

6 Qershor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, priti një delegacion nga Parlamenti Kroat, i udhëhequr nga Domagoj Millosheviq, kryetar i Komitetit për Çështjet Evropiane.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje për marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kroacisë, ku Presidenti Pendarovski shprehu besimin se marrëdhëniet tradicionalisht miqësore midis dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen në të ardhmen duke intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE-në dhe NATO do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në situatën e brendshme sociale dhe politike në vend, por edhe në stabilitetin dhe zhvillimin e gjithë rajonit.

Deputetët kroatë riafirmuan mbështetjen e pakursyer të Republikës së Kroacisë, dhe u shprehën besimin se Këshilli Evropian do të caktojë një datë për fillimin e negociatave të pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është një shembull dhe një pikë i ndritçim në Ballkan.

Në takimi u theksua kontributin e pakicave nga të dy vendet si një shembull rajonal i miqësisë së sinqertë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy Shteteve, dhe u zotua se në të ardhmen duhet të krijohen projekte të përbashkëta dhe iniciativa në  fushë në shkëmbimit tregtar.

Anëtarët e delegacionit nga parlamenti kroat i dërguan urime Presidentit Pendarovski me rastin e marrjes së detyrës, dhe shprehu besim në thellimin e mëtejshëm dhe zgjerimin e bashkëpunimit të përgjithshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...