Presidenti me bashkëshorten, nikoqirë të koncertit me muzikë dhome të muzikantëve të rinj nga Fondacioni “Tomisllav Zografski”

23 Shtator 2020 | Kumtesat

Mbrëmë, Presidenti Pendarovski me bashkëshorten znj. Elizabeta Gjorgievska ishin nikoqirë të koncertit me muzikë dhome të muzikantëve të rinj nga Fondacioni “Tomisllav Zografski”.

 

Midis mysafirëve të pranishëm ishin edhe ministrja e kulturës, Irena Stefoska, përfaqësues të trupit diplomatik në vend si dhe përfaqësues nga fusha e kulturës.

 

Ky është koncerti i parë i këtij lloji që organizohet në Vilën Vodno, kurse qëllimi i kësaj iniciative është promovimi i interpretuesve të rinj të muzikës klasike, si dhe promovimi i veprave të kompozitorëve të shquar maqedonas.

 

Duke përshëndetur të pranishmit në këtë koncert, drejtoresha e Këshillit Drejtues të Fondacionit “Tomisllav Zografski”, Panda Zografska Beliçanec, theksoi se prej pesëmbëdhjetë vjetësh ky fondacion punon me sukses në afirmimin e krijimtarisë muzikore të Zografskit e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore në vend, si dhe e nxit zhvillimin e kulturës muzikore në shtet dhe jashtë shtetit.

 

Në koncertin me muzikë dhome muzikantët e rinj: Stefan Nedellkovski, Jana Kaevska, Pandorka Janakieva, Eva Bogoevska, Gjorgji Trajkov, Maja Vitanova, Anel Selim dhe Leonardo Dimoski u prezantuan me repertor nga kompozitorë të njohur: Tomisllav Zografski, Rio Noda, Ludvig van Bethoven, Goce Kollaroski, Xhon Uilliams, Igor Stravinski,kurse janë interpretuar edhe përpunimet e dy këngëve popullore “Eleno qerko Eleno” dhe “Jovano Jovanke”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....