Presidenti Pendarovki, vullnetarëve të Kryqit të Kuq: Falënderim për sakrificën tuaj, përgjegjësinë dhe përkushtimin

4 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në prag të shënimit të 5 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve, mori pjesë në uebinarin onlajn të organizuar nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut me moto “Për të gjithë vullnetarët tanë”.

Presidenti Pendarovski në emër të Kryqit të Kuq, të gjithë vullnetarëve u dha Mirënjohjen e quajtur “Për të gjithë vullnetarët tanë” për kontributin e përgjithshëm në sigurimin e mbështetjes për grupe të ndryshme qëllimore të popullatës të goditura nga pandemia e kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Më lejoni, në emër të të gjithë qytetarëve t’u shpreh një falënderim të madh të gjithë vullnetarëve për sakrificën, përgjegjësinë dhe përkushtimin e tyre. E gjithë kjo është jashtëzakonisht e dukshme në këto kushte të jashtëzakonshme në të cilat gjendemi për shkak të pandemisë kovid-19, kur na nevojiten të gjitha resurset materiale, mjekësore, por para së gjithash “njerëzore”, rekomandoi Presidenti Pendarovski.

Duke e uruar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Presidenti Pendarovski tha se vullnetarët e Kryqit të Kuq që janë përfshirë në ndihmë dhe mbështetje të njerëzve të cilët janë në gjendje jo të mirë si rezultat i pandemisë, janë motiv dhe inspirim për të gjithë të tjerë  dhe shembull pozitiv që e kthejnë shpresën te njerëzimi dhe humanizmi.

“Sot, kur e gjithë bota lufton me pandeminë, të gjithë duhet të tregojmë solidaritet dhe përgjegjësi, sepse vetëm nëpërmjet vetëdijes së zhvilluar kolektive do të arrijmë përparim të përbashkët”, u rekomandoi Presidenti Pendarovski vullnetarëve të Kryqit të Kuq dhe theksoi se shteti ynë krenohet me të gjitha aktivitetet e tyre të deritanishme dhe kontributin në përparimin e mirëqenies së të gjithë qytetarëve.

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq e falënderuan Presidentin Pendarovski për mbështetjen e tij të vazhdueshme në të gjitha aktivitetet sociale dhe humane të organizatës së tyre.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....