Presidenti Pendarovski: Agresioni rus është luftë e një diktature kundër një demokracie

24 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim në konferencën e titulluar “Ukraina – viti i heroizmit”, që u organizua nga organizata joqeveritare CIVIL – Qendra për liri dhe Ambasada e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kurse u mbajt në ditën e fillimit të invazionit rus mbi Ukrainën.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Shkëlqesitë Tuaja,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar organizatorë,
Miq të dashur,

Sot u bë plot një vit nga fillimi i agresionit brutal ushtarak rus mbi Ukrainën, i cili e futi popullin ukrainas në vuajtje të papara, humbje të jetëve njerëzore dhe shkatërrimin e tmerrshëm. Kurse ne të gjithëve na ballafaqoi me faktin se në Evropë po mbahet përsëri një konflikt i përgjakshëm i cili shkakton krizë humanitare, ekonomike, energjetike dhe të sigurisë. Bëhet fjalë për një tragjedi e cili është futur në shtëpitë tona, në mendimet tona dhe para së cilës nuk kemi të drejtë të mbetemi pa fjalë.

Mbaj mend se në shkurt të vitit të kaluar, në prag të agresionit, në Konferencën e sigurisë në Munih, prognozat më optimiste ishin se në rast sulmi, Ukraina nuk mund të rezistojë më shumë se dy javë. Por, Ukraina rezistoi, e vendosur me çdo çmim ta ruajë pavarësinë e vet. Ukraina, e cila muajt e kaluar e pagoi luftën për demokraci me mijëra jetë njerëzore, dëshmoi se përzgjedhja përfundimtare e çdo populli janë demokracia dhe liria, ndërsa jo tirania dhe dhuna.

Të nderuar,

Asnjë agresion nuk mund të arsyetohet, pavarësisht se a i ndjek përkufizimet akademike apo jetën reale. Nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se sulmi rus mbi Ukrainën përbën shkelje të drejtpërdrejtë të rendit ndërkombëtar dhe sistemit të arkitekturës së sigurisë i cili duhej të mundësonte paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në Evropë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Rusia i shkeli të gjitha aktet ndërkombëtare juridike në këtë kontekst dhe gjatë vitit të kaluar ushtarët e saj kryen krime të tmerrshme mbi shumë civilë ukrainas, akte jokarakteristike për një shtet të qytetëruar.
Pamjet dhe dëshmitë nga Buça, Irpinji, Mariupoli,Hersoni, Harkovi dhe qytetet dhe fshatrat e tjera ukrainase flasin për mungesën e ndjesë themelore për humanizmit e makinerisë ushtarake ruse, por, dëshmojnë edhe për faktin se deri ku mund të çojë një politikë anakrone dhe autokrate kur për arkitektët e kësaj lufte as mijërat viktima në anën e tyre nuk janë shkak i mjaftueshëm për ndalimin e spirales së çmendurisë. Në anën e pjesës demokratike të botës nuk duhet të ketë asnjë dyshim se të gjitha krimet duhet të hetohen në mënyrë të detajuar, kurse fajtorët të ballafaqohen me drejtësinë.

Skenat të cilat i shohim përditë para syve tanë nga qytetet dhe fshatrat ukrainase flasin për guximin dhe shpirtin e pathyeshëm të popullit ukrainas, që është konfirmimi më i fuqishëm se arma e agresorit nuk është më e fuqishme se besimi në lirinë dhe dashurinë për atdheun. Sakrifica të cilën e bën sot populli ukrainas është mesazh për të gjitha ata që kalkulojnë dhe analizojnë se si duhet të përfundojë kjo luftë. Për çdo qenie njerëzore morale rezultati i vetëm i drejtë duhet të jetë çlirimi i të gjithë territorit të Ukrainës.

Nuk ka dilema se Ukraina është tashmë fitues moral në këtë konflikt sepse arriti pas kauzës së vet ta bashkojë botën demokratike e cila dëshmoi një solidaritet dhe mbështetje të paparë në kundërshtimin e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe marrjes së lirisë së tjetrit. Për të gjithë ata që mendojnë me kokën e vet nuk ka asnjë dilemë se agresioni rus është luftë e një diktature kundër një demokracie. Luftë e së kaluarës kundër prosperitetit dhe në atë përplasje bota demokratike nuk ka të drejtë të dështojë.

Pikërisht për këtë arsye, që në fillim, si shtet, së bashku me aleatët tanë në Aleancën e NATO-s ofruam mbështetje dhe vazhdojmë edhe mandej të ndihmojmë me ndihmë humanitare, teknike dhe ushtarake që nevojitet që të zvogëlohen humbjet, të sanohen dëmet dhe të arrihet më në fund fitorja.

Në ndritën e parashikimeve gjithnjë dhe më të shpeshta se agresori po rigrupohet, përforcohet dhe përgatitet për ofensivë përgjatë frontit lindor dhe jugor, uniteti i botës demokratike dhe mbështetja e mëtejshme e fuqishme e Ukrainës është po aq e rëndësishme sa edhe vendosmëria e popullit ukrainas që të arrijë fitoren. Në këtë kuptim mund të gëzojë vetëm fakti së në javët e kaluara aleatët kryesorë evropianë, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën vendime të rëndësishme për ndihmë konkrete ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën që do të mundësojë mbrojtje dhe nxjerrje të forcave ruse jashtë territoreve të pushtuara. Është e qartë se vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen kushte për fund të luftës dhe sigurim të kufijve se Ukraina dhe Evropa nuk do të ballafaqohen kurrë më me kërcënime ekzistenciale dhe konflikte të përmasave shkatërruese.

Në këtë kontekst është e rëndësishme të theksojmë se përzgjedhja se kur dhe nën cilat kushte do të ndodhë paqja është më e drejta ta bëjnë vetë qytetarët ukrainas, të cilët po luftojnë për mbijetesën e vet. Mbështetja jonë për përpjekjet e tyre do të vazhdojë të jetë pa mëdyshje dhe konkrete, sepse legjitimimi i agresionit si mjet për arritjen e cilitdo qëllim , jo vetëm që është i palejueshëm por edhe jomoral në një botë ku vlerë themelore është jeta e njeriut.

Bota në të cilën fuqia e agresorit është më e fuqishme se paqja dhe demokracia do të ishte një vend i rrezikshëm për të jetuar, ku destabiliteti i përhershëm do të ishte “normaliteti ynë i ri”. Të gjithë njerëzit me mendim të lirë nuk duhet të lejojnë të jetojmë në një botë të tillë.

Ju faleminderit për vëmendjen.


Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....