Presidenti Pendarovski “Ballë për ballë” me alpinisten Mira Simonovski nga Dellçeva

16 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” e vizitoi alpinisten Mira Simonovski nga Dellçeva.

Në bisedën me Presidentin Pendarovski, 74-vjeçarja Simonovski i tregoi për përshtypjet nga arritja e saj e fundit, ngjitja në majën Uhuru të vargmalit Kilimanxharo në Afrikë, që është në 5895 metra mbi nivelin e detit, si pjesë e ekspeditës së Klubit të sporteve alpine AZOT.

Në atë drejtim, ajo shtoi se është maja e dytë të cilën e ka ngjitur pas hyrjes në dekadën e tetë të jetës së vet. Domethënë, në shtator 2020, ku ka mbushur 70 vjet e ka arritur lartësinë prej 5137 metra në majën e Araratit, në Anadollin Lindor. Kështu u bë edhe gruaja e parë alpiniste nga Dellçeva. Përveç këtyre ekspeditave më të mëdha, në arritjet e Mira Simonovskën numërohen edhe disa ngjitje në majën Trigllav.

Duke e uruar për guximin, entuziazmin dhe përgatitjen e përkryer fizike, Presidenti Pendarovski shprehu shpresën se sukseset e Mira Simonovskit do të jenë inspirim dhe motivim për shumë alpinistë të tjerë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....