Presidenti Pendarovski “Ballë për ballë” në fshatin e Gostivarit, Tumçevishtë

27 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në kuadër të projektit “Ballë për Ballë me Presidentin” ka vizituar fshatin Tumçevishtë të Gostivarit.

Në Tumçevishtë, Presidenti Pendarovski u takua dhe bisedoi me përfaqësueset e shoqatës lokale të fermereve “Moja Farma” dhe kryetaren e tyre Zhivka Gjurçinovska, e cila është gruaja e parë e regjistruar si fermere individuale në këtë fshat.

Në këtë takim ku morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatës “Koalicioni rural” dhe të Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, Presidentit Pendarovski u njoh me mbështetjen që marrin nga shteti, si dhe me sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen në kushtet e plasmanit dhe blerjes së produkteve bujqësore, numrin e vogël i qendrave të blerjes, si dhe infrastrukturën e dobët. Në këtë drejtim, fermeret e informuan Presidentin Pendarovski për planet e tyre të mëtejshme, për kushtet e punës si dhe mbi nevojën për buxhetim më të përgjegjshëm gjinor në bujqësi dhe zhvillim rural. Me qëllim që t’i ndjekin proceset moderne, fermeret theksuan se nevojitet të investohet vazhdimisht në modernizimin e prodhimit.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski u informua mbi aktivitetet e shoqatës së tyre ku janë anëtarë rreth pesëdhjetë gra, organizimin e manifestimit “Ta ruajmë traditën”, si dhe si dhe funksionimin e dyqanit të tyre onlajn “Nasha tezga” si tregu i parë onlajn për shitjen e produkteve bujqësore dhe ushqimeve të përpunuara në mënyrë tradicionale, të prodhuar ekskluzivisht nga gratë e zonave rurale.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit