Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot ishte në Komunën e Radovishit.
Në suazat e kësaj vizite, Presidenti Pendarovski u takua me përfaqësuesit e Shoqatës të invalidëve të punës. Kryetari i kësaj shoqate Vasko Vasilev e njohu Presidentin Pendarovski me aktivitetet e tyre rreth organizimit dhe pjesëmarrjes në lojërat sportive republikane dhe rajonale për invalidët e punës. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski i uroi për fitimin e pesë kupave me radhë të cilat Shoqata e invalidëve të punës nga Radovishi i ka fituar si kampion shtetëror i Lojërave sportive republikane. Vasilev dhe Presidenti Pendarovski biseduan edhe për kërkesat e tyre për ndarje nga pensionistët e tjerë, si dhe për problemet financiare të shoqatës e cila ekziston prej më shumë se 30 vjetësh dhe bashkon rreth 400 invalidë të punës.
Në Radovish, Presidenti Pendarovski e takoi edhe gjimnazistin Matej Cvetkovskin, i cili ia prezantoi dy konceptet e jashtëzakonshme të lojës në video me temë “Mbrojtja e mjedisit jetësor” të cilat dy vite me radhë, në vitin 2021 dhe 2022, kanë marrë vendin e parë në suazat e projektit “Këndi i lojërave video” që e organizojnë Ministria e Kulturës dhe UNPAKI, me qëllim të ngritjes së vetëdijes ekologjike të të rinjve dhe promovimin e kodeksit etik ndaj natyrës. Në këtë bisedë Matej e njohu Presidentin me planet dhe ambiciet e tij për arsimin e mëtejshëm, si dhe me rezultatet dhe sukseset e tij të deritanishme në fushën e matematikës; shkencave informatike dhe natyrore dhe artin.
Gjatë vizitës në Radovish, Presidenti Pendarovski u takua edhe me qytetarë dhe ishte për vizitë në shtëpinë e Bota Haxhi Ilievës. Me qytetarët e Radovishit, Presidenti Pendarovski bisedoi për jetën e përditshme, i dëgjoi mendimet e tyre mbi ngjarjet aktuale, si edhe mbi sfidat me të cilat ballafaqohen në nivel lokal.