Presidenti Stevo Pendarovski i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska, sot morën pjesë në edicionin e 48-të të manifestimit kulturor-skenik “Dasma e Galiçnikut”, që mbahet me mbështetjen e tij.
Presidenti Pendarovski i uroi të porsamartuarit e këtij vit, duke u dëshiruar martesë të lumtur dhe të suksesshme dhe u dhuroi “paftë galiçnikase”, me motiv nga kostumi tradicional i Galiçnikut. Këtë vit për herë të parë, përveç dhëndrit dhe nuses zyrtare galiçnikas, Ilço Dimitrov dhe Elena Durovska, në të njëjtën kohë me ta në katedralen “Shën Apostuj Petar dhe Pavle” u kurorëzuan edhe Iskra Bllazhevska dhe Marko Bekriq. Presidenti theksoi se është shumë krenar që brezat e rinj po tregojnë gjithnjë dhe më shumë interes që ta ruajnë manifestimin tonë më autentik, si trashëgimi të gjallë kulturore. Presidenti tha se “Dasma e Galiçnikut” duke promovuar dhe kultivuar zakonet dhe traditën miake lë një shenjë të veçantë identiteti dhe e përshëndeti vendimin në gjashtëdhjetë vjetorin e këtij manifestime, të marrë mbrojte përkatëse institucionale.
Këtë vit, “Dasma e Galiçnikut” filloi më 15 korrik me koncert kushtuar kolosit të këngës popullore Aleksandar Sarievski, për nder të 100-vjetorit të lindjes së tij dhe 20-vjetorit nga vdekja e tij. Gjatë ditës së djeshme janë kryer adetet dhe zakonet tradicionale dasmore, vendosja e bajrakut të dasmës dhe aktit simbolit të “shtënies me tri pushkë” nga shtëpia e dhëndrit. Sot, në sheshin para çezmës shquar nëpër këngë Upija u luajtën vallet “Nevestinskoto”, “Manukot”, “Teshkoto” dhe valle të tjera burimore.