Presidenti Pendarovski dhe bashkëshortja morën pjesë në “Dasmën e Galiçnikut”

18 Korrik 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, së bashku me bashkëshorten, Elizabeta Gjorgievska, morën pjesë në edicionin e 47-të të manifestimit “Dasma e Galiçnikut”, të cilën e mbështet ai. Gjatë fundjavës, janë bërë adetet dhe zakonet tradicionale të dasmës të cilat përfshijnë veshjet autentike, këngët dhe vallet burimore, që janë karakteristikë e folklorit të miakëve.

Duke e uruar për martesën çiftin e ri, Katerina Ilievska dhe Filip Bundovski, i cili është me prejardhje nga Galiçniku, Presidenti Pendarovski dhe bashkëshortja Gjorgievska u dhuruan “tokëz Galiçniku” me motive nga veshja tradicionale e Galiçnikut dhe u uroi jetë të përbashkët, të gjatë dhe me harmoni të mbushur me shumë dashuri, shëndet dhe lumturi.

Manifestimi “Dasma e Galiçnikut” me mbijetesën e vet kontribuon për kultivimin e zakoneve dhe ritualeve unike të dasmës, së banorëve të kësaj zone, të ruhen këngët dhe vallet burimore, si dhe veshja tradicionale e Galiçnikut e njohur në mbarë botën për saktësinë e filigranit dhe të qepjes.

Fillimi zyrtar i manifestimit të sivjetshëm të “Dasmës së Galiçnikut” është shënuar dje pas vendosjes së flamurit të dasmës dhe aktit simbolik të “shkrehjes së tri pushkëve” nga shtëpia e dhëndrit, kurse solemniteti përfundoi sot me dërgimin e tajfës Majovci.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....