Presidenti Pendarovski drejtorit të Institutit në Kozle: Një falënderim enorm në emër të të gjithë qytetarëve sepse u ndihmoni më të vegjëlve dhe më të dashurve tanë.

29 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nëpërmjet video-lidhjes sot bisedoi me dr. Angellço Andonovskin, drejtorin e Institutit për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët – Kozle .

Gjatë bisedës dr. Andonovski e informoi Presidentin Pendarovski mbi mënyrën e funksionimit të spitalit, i cili që nga fillimi i pandemisë së virusit kovid-19, është institucioni ku mjekohen fëmijët të cilët dyshohet se kanë apo janë të prekur nga virusi, si edhe fëmijët me temperaturë të lartë dhe probleme në mushkëri. Përkatësisht, siç arsyetoi dr. Andonovski, përveç pacientëve, në suazat e spitali funksionon repart i veçantë për kovid dhe Instituti është Qendra Kovid 2.

Deri më tani, siç tha dr. Andonovski gjatë kësaj bisede, në spital janë testuar mbi 50 fëmijë. Katër prej tyre ishin pozitivë ndaj virusit. Fëmijët më të vegjël të diagnostifikuar ishin në moshë prej 4 muajsh, kurse më i madhi në moshë prej 15 vjetësh. Momentalisht siç tha dr. Andonovski, në Spitalin e Kozles janë hospitalizuar 3 fëmijë të cilët dyshohet se kanë virus, midis të cilëve është edhe foshnja e lindur para 16 ditësh. Sipas dr. Andonovskit fëmijët të cilët janë të sëmurë nga virusi, kanë simptoma të lehta dhe e kalojnë pa asnjë komplikim. Kjo, siç theksoi dr. Andonovksi, në masë të madhe është rezultat i distancimit fizik, përkatësisht fëmijët rrinë në shtëpi me prindërit e vet dhe nuk venë në kopsht ose në shkollë.

Instituti për Sëmundje të Mushkërive në Kozle, sipas drejtorit Andonovski, edhe tani në këto kushte të jashtëzakonshme , funksionon pa probleme dhe ka staf të mjaftueshëm mjekësor dhe jomjekësor. Midis të punësuarve deri më tani nuk ka persona të sëmurë nga virusi kovid-19.

Presidenti Pendarovski në bisedën e sotme i dha mbështetje dhe e falënderoi për angazhimin e deritanishëm altruist të dr. Andonovskit si drejtor i Institutit për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët – Kozle, por edhe të gjithë të punësuarve në këtë institucion.

“Së pari Ju uroj të keni shëndet dhe të jeni mirë të gjithë ju, personeli në Institut. Të ndihmoni . Një falënderim enorm në emër të të gjithë qytetarëve që u ndihmoni më të vegjëlve dhe më të dashurve tanë. Dhe uroj që në të ardhmen të mos keni shumë punë në lidhje me këtë gjë. Ju dhe i gjithë personeli i spitalit keni mbështetjen e plotë. Ju përgëzoj për përpjekjet e jashtëzakonshme në këta 2 muajt që kaluan”, theksoi Presidenti Pendarovski në bisedën e sotme nëpërmjet videos me dr. Angellço Andonovski, drejtor i Institutit për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët – Kozle.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...