Presidenti Pendarovski drejtuar vullnetarëve: Ju jeni shembull si duhet të jemi solidarë dhe të ndihmojmë

5 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festimit të 5 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit sot bisedoi me vullnetarë nga rajonet dhe organizatat e ndryshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë bisedë morën pjesë vullnetarë nga Kryqi i Kuq, UNICEF-i, Lidhja e Skautëve të Maqedonisë, Shoqata SANO, si edhe studentë nga Fakulteti i Mjekësisë, si dhe doktorë vullnetarë të cilët po ndihmojnë në luftën kundër kovid-19.

Presidenti Pendarovski theksoi se e vlerëson lart angazhimin e tyre të tërësishëm vullnetar dhe rolin e tyre në mbështetje të bashkësisë dhe i inkurajon vullnetarët të vazhdojnë me aktivitetet e veta.

“Ju jeni shembull si duhet të jemi solidarë dhe të ndihmojmë. Kemi shumë se çfarë të mësojmë prej jush” u tha vullnetarëve Presidenti Pendarovski, duke shprehur falënderim për të gjithë kohën që e ndajnë që të ndihmojnë dhe të kontribuojnë në mirëqenien e shoqërisë sonë.

“Me kontributin tuaj vullnetar dëshmuar se mund të ndryshohet pozitivisht jeta e njerëzve rreth jush dhe sidomos e atyre që kanë më shumë nevojë”, theksoi Presidenti në bisedën me vullnetarët.

Vullnetarët i shkëmbyen përvojat e veta, nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në situata krize, sidomos gjatë pandemisë dhe e theksuan nevojën për ngritjen e vetëdijes publike dhe mbështetjen për vullnetarizmin.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...