Presidenti Pendarovski e dha mandatin për formimin e Qeverisë

29 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në bazë të nenit 84, paragrafi 1, alineja e parë, e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ia dha mandatin për formimin e Qeverisë Dimitar Kovaçevskit, kryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

“Në bazë të nenit 84, paragrafi 1, alineja e parë, e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe informimit për propozim për mandatar të dorëzuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, kurse e mbështetur nga partitë politike në përbërje të koalicionit, të cilat së bashku e kanë shumicën e përcaktuar me Kushtetutën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mandatar të formimit të Qeverisë e përcaktoj z. Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë”, tha Presidenti Pendarovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit