Presidenti Pendarovski e dorëzoi mandatin për përbërjen e Qeverisë teknike

26 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në bazë të nenit 84 të Kushtetutës, kurse në përputhje me nenin 43 të Ligjit për Qeverinë, sot ia dorëzoi mandatin Talat Xhaferit.

Në bazë të nenit 84, alineja e parë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriu, kurse në përputhje me nenin 43 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me propozim nga partia më e madhe politike, për mandatar të përbërjes së Qeverisë teknike për zbatimin e zgjedhjeve të deputetëve, e caktoj zotin Talat Xhaferin”, deklaroi Presidenti Pendarovski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit