Presidenti Pendarovski e mirëpriti Bisera Turkoviqin, zëvendës-kryesuesen e Këshillit të Ministrave dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës

20 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Bisera Turkoviqin, zëvendës-kryesuesen e Këshillit të Ministrave dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila është në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim bashkëfolësit i konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

U shkëmbyen mendime mbi integrimin evropian të të dy vendeve, mbi rolin e Bashkimit Evropian në rajon në aspektin gjeopolitik aktual, si dhe u theksua rëndësia e zbatimit të proceseve kyçe reformuese.

Presidenti Pendarovski e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit tonë për aspiratat evropiane të BeH-së, kurse shprehu edhe gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në lidhje me procesin integrues në NATO, duke shtuar se perspektivat evropiane të të dy vendeve janë në drejtim të ndërtimit të një rajoni të fuqishëm dhe stabil.

Presidenti Pendarovski dhe ministrja Turkoviq shkëmbyen informacione edhe mbi sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni në aspektin e gjendjes politike, ekonomike dhe të sigurisë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....