Presidenti Pendarovski e mirëpriti Delegacionin e Lidhjes së filatelistëve të Maqedonisë

8 Nëntor 2022 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti delegacionin e Lidhjes së filatelistëve të Maqedonisë.

Në këtë takim përfaqësuesit e Lidhjes së filatelistëve të Maqedonisë e njohën Presidentin Pendarovski mbi gjendjen me filatelinë në shtet, për aktivitetet e tyre aktuale dhe për bashkëpunimin me institucionet maqedonase, si dhe mbi sfidat me të cilat ballafaqohen. Ata e informuan edhe për sukseset ndërkombëtare të tyre dhe pjesëmarrjen  në Ekspozitën evropiane filateliste “Liberec 2022” që u mbajt muajin e kaluar në Republikën e Çekisë.

Lidhja e filatelistëve të Maqedonisë, e cila ekziston prej 70 vjetësh, këmbëngul që datat e rëndësishme të historisë sonë dhe të jetës shoqërore t’i përcjellë me aktivitet përkatës filatelist, si traditë e cila zgjat prej vitesh.

Delegacioni i Lidhjes së filatelistëve të Maqedonisë, që mori pjesë në këtë takim udhëhiqej nga kryetari Sinisha Pavleski, sekretari Viktor Gaber, kryetari i Këshillit drejtues, Mitko Bellçev, Branisllav Sretenoviq dhe Klime Popovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit