Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti eurodeputeten dhe lideren e Aleancës progresive të socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Iraçe Garsia Perez.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut, procesin e skriningut dhe përshtatjen e legjislacionit maqedonas me atë evropian. Në atë drejtim, është biseduar mbi tempin e proceseve reformuese dhe gjendjen aktuale politike në shtet.
Bashkëfolësit shkëmbyen mendime edhe mbi rrethanat më të reja ekonomike dhe të sigurisë në Evropë, mbi ngjarjet në Bashkim, si dhe mbi prioritetet dhe qëllimet e Aleancës progresive për të cilat angazhohen në Parlamentin Evropian.
Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që e japin socialdemokratët për integrimin e Maqedonisë së Veriut, të vërtetuar edhe në rezolutat e Parlamentit Evropian, duke shtuar se bashkëpunimi parlamentar është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkim.