Presidenti Pendarovski e mirëpriti fituesen e çmimit “Romani i vitit”, autoren Simona Jovanoska

18 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski e mirëpriti fituesen e çmimit “Romani i vitit” për vitin 2021, Simona Jovanoska, autore e romanit “Dita e krimbit”.

Presidenti e përgëzoi autoren duke i dëshiruar suksese të mëtejshme dhe shumë çmime prestigjioze për krijimtarinë e saj. Ai shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë autorët të cilët me krijimtarinë e vet e pasurojnë opusin vendas në letërsi.

Në këtë takim, presidenti tha se artistët nuk krijojnë për çmime, por ato kontribuojnë për afirmimin e autorëve tanë dhe promovimin e gjuhës dhe letërsisë sonë, duke shtuar se mbështetja për autorët e rinj është shumë e rëndësishme për nxitjen dhe zhvillimin e punës së tyre.

Romani debutues i autores Simona Jovanoska, “Dita e krimbit” është shpërblyer në konkurrencë me 39 romane, kurse çmimin tradicionalisht e jep Fondacioni për përparim dhe promovim të vlerave kulturore “Sllavko Janevski”. Ky çmim është ndarë 23 herë deri më tani dhe i kushtohet romanit i cili në vitin vijues është botuar në gjuhën maqedonase.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...