Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti delegacionin e Grupit parlamentar për miqësi të Kuvendit të Republikës Franceze i cili po qëndron në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim u bisedua mbi angazhimet për përforcimin e bashkëpunimit bilateral midis të dy shteteve në kontekst të dimensionit parlamentar, si dhe mbi mbështetjen franceze në procesin e integrimit evropian maqedonas.
Bashkëfolësit e konstatuan miqësinë dhe përparimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe mbi angazhimin francez për hapjen e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Ata shkëmbyen mendime dhe informacione mbi negociatat për anëtarësimin në BE, procesin momental të skriningut, si dhe mbi fazat e ardhshme të cilat duhet të kompletohen si pjesë e procesit për negociatat aderuese maqedonase me Bashkimin Evropian.