Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Marko Bislimoskin, kryetarin e Komisionit Rregullator për Energjetikën.
Në këtë takim u bisedua mbi stabilitetin e sistemit elektroenergjetik maqedonas dhe mbi sfidat me të cilat po ballafaqohemi, si dhe mbi dekretin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin energjetik.
Në këtë drejtim, Bislimoski e informoi Presidentin mbi aktivitetet që po ndërmerren dhe mbi masat e paraparë për në të ardhmen, mbi kapacitetet e prodhimit vendas, si dhe mbi të drejtat dhe obligimet e mbartësve të licencave për ushtrimin e veprimtarive nga fusha e energjetikës.
Presidenti Pendarovski tha se është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha masat me qëllim të ballafaqimit me sukses me sfidat e imponuara nga kriza globale energjetike, sanimin e sektorit energjetik dhe nevojat e tregut, si dhe mbi bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore dhe kompanive të sektorit energjetik, tha Presidenti Pendarovski në takimin me Bislimoskin.
Vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës sipas Presidentit është i nevojshëm, me qëllim që të zbatohen më me efikasitet masat si edhe për ballafaqimin me efikasitet me sfidat e krizës energjetike.