Presidenti Pendarovski e mirëpriti Mirosllav Llajçakun, përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë

17 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Llajçak, i cili është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi zhvillimin më të ri të ngjarjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbi gjendjen në Kosovë dhe pritjet nga dialogu Beograd-Prishtinë, mbi ndikimin e invazionit rus mbi Ukrainën dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut, si edhe deri më tani, do të kontribuojë aktivisht mbi përparimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe përparimit të rajonit.

Në atë drejtim, Presidenti theksoise shteti ynë e mbështet dialogun Beograd0Prishtinë për gjetjen e zgjidhjes gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së, duke theksuar se zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë imperativ absolut për të gjithë.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi gjendjet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, ku u theksua rëndësia e sigurimit të dialogut politik konstruktiv dhe zbatimi i tërësishëm i proceseve reformuese në fushat kryesore. Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet tërësisht e përkushtuar ndaj procesit të negociatave aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e përshëndeti takimin e sotëm të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit