Presidenti Pendarovski e nënshkroi Dekretin për Ligjin e ri për amnisti

23 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e nënshkroi Dekretin për Ligjin e miratuar për amnisti, me të cilin parashikohet që personat e dënuar për vepra penale sipas nenit 205 “Transmetimi i sëmundjes ngjitëse” dhe nenit 206 “Mosrespektimi i dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” nga Kodi Penal, gjatë pandemisë së kovid-19, dënimi me të holla ose dënimi me burg të zëvendësohen me masë alternative dënim me kusht.

Në përputhje me këtë ligj, personat për të cilët dënimi me të holla është mbi 1.000 euro ose dënimi i shqiptuar është zëvendësuar me dënim me burg, do të marrin dënim me kusht prej tre vjetësh, kurse për ata persona për të cilët dënimi me të holla është deri në 1.000 euro ose dënimi i shqiptuar u është zëvendësuar me dënim me burg do të marrin dënim me kusht prej dy vjetësh, afat gjatë të cilit nuk duhet të bëjnë vepër të re penale.

Nga tre, apo dy vjet dënim me kusht do të marrin e dhe personat që e kanë paguar dënimin me të holla mbi 1.000 dhe deri në 1.000 euro, duke u çliruar kështu nga pagimi i pjesës së mbetur të dënimit me të holla, nëse nuk kryejnë vepër të re penale.

Në periudhën nga 01 janari 2020 deri më 30  qershor 2022, 1.223 persona janë dënuar me dënim në të holla prej 123.000 denarësh. Sipas dispozitave ligjore, nëse dënimet e vendosura nuk plotësohen brenda 2 viteve, gjykatësi për zbatimin e sanksioneve i zëvendëson me vendim me burg. Për shkak të mospagesës së gjobës, Gjykata Themelore Penale ka marrë vendime zëvendësuese, me të cilat gjoba është zëvendësuar me dënim me burg për 280 persona. Sipas të njëjtave vendime janë dhënë 205 akte referimi për vuajtje të dënimit me burg.

Nevoja për përparimin e kësaj gjendje imponohet nga numri i madh i lëndëve të tilla në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Që të tejkalohet kjo gjendje për këtë kategori të dënuarish për vepra penale sipas nenit 205 dhe nenit 206 të Kodit Penal, dënimi me të holla apo zëvendësimi i dënimit me të holla me dënim me burg, në përputhje me dispozitat e këtij ligji do të zëvendësohet me mare alternative dënim me kusht.

Me këtë ligj nuk parashikohet amnisti për personat juridikë dhe personat përgjegjës në personat juridikë të dënuar me aktvendim të plotfuqishëm me dënim me të holla, për veprat penale sipas nenit 205 dhe nenit 206 të Kodit Penal.

Amnistia ekziston dhe zbatohet në shumë shtete evropiane, kurse në shtetin tonë nga momenti i pavarësisë së tij janë miratuar shumë ligje për amnisti.

Nëpërmjet amnistisë mundësohet mënyrë e shpejtë dhe efikase në raste të caktuara të korrigjohen gabimet gjyqësore. Korrigjim të vendimi gjyqësor mund të imponojnë edhe shkaqe të tjera shtetërore-juridike dhe shoqërore-politike, ndërsa jo rrallë në një plejadë më të ndryshme shoqërore-ekonomike, veprimi i djeshëm i rrezikshëm për shoqërinë i humbet karakteristikat e tij më thelbësore dhe nëpërmjet amnistisë të hiqet më shpejt vendimi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...