Presidenti Stevo Pendarovski, pas konsultimeve të kryera me ekspertët juridikë, sot e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, viti 2021.
Presidenti Pendarovski pret që procesi i zbatimit të regjistrimit të mos politizohet, kurse të dhënat e marra të jenë në dobi të zhvillimit të përgjithshëm, duke u mundësuar kështu formulimi i strategjive afatgjata në fushat jetësore në shtet.