Presidenti Pendarovski: E përshëndes planin e miratuar dhe pres që masat të japin rezultat në luftën kundër korrupsionit

8 Mars 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti zëvendëskryeministrin e Qeverisë të obliguar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Lupço Nikollovski.

Në këtë takim zëvendëskryeministri e informoi Presidentin Pendarovski mbi masat e Planit të miratuar për luftë kundër korrupsionit.

Presidenti Pendarovski e përgëzoi për sistemin e masave dhe shprehu pritjen se ato do të mundësojnë parandalim dhe luftë efikase me korrupsionin.

“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është me rëndësi të veçantë në procesin e eurointegrimit, në ndërtimin e shtetit juridik dhe që institucionet të fitojnë besimin e qytetarëve. Që të arrijmë rezultate në këtë proces janë të domosdoshme transparenca e tërësishme, zgjidhjet dhe sanksionet ligjore, si dhe kontributi i të gjitha institucioneve”, theksoi në këtë takim Presidenti Pendarovski.

Në këtë drejtim, Kabineti i Presidentit, tha Presidenti Pendarovski është i gatshëm t’i mbështesë përkatësisht masat e Planit të ri për luftë kundër korrupsionit.

Paralelisht me ndryshimet themelore institucionale, Presidenti Pendarovski tha se një segment i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit është ngritja e vetëdijes publike dhe inkurajimi i qytetarëve që të paraqesin raste të korrupsionit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit