Presidenti Stevo Pendarovski, sot e priti komandantin e komandës aleate të forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli, RoberBruk, i cili është në vizitë pune në vend me rastin e shënimit të njëvjetorit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe mbylljen e Zyrës së NATO-s për lidhje.
Në këtë takim është shprehur kënaqësia nga niveli jashtëzakonisht i lartë i marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Aleancës dhe janë shkëmbyer mendime dhe informacione mbi bashkëpunimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Komandën aleatetë forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli.
Presidenti Pendarovski e përshëndeti mbështetjen që Komanda aleateeforcave të bashkuara të NATO-s në Napoli e jep për përfundimin e procesit të integrimit tonë ushtarak në Aleancë.
“Ruajtja e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë është interes kolektiv i të gjithëve. Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të vazhdojë me reformat në mbrojtje dhe me modernizimine Armatës në përputhje me të gjitha standardet e NATO-s, të cilat mundësojnë njëkohësisht shteti t’i projektojë dhe mbrojë interesat e veta nacionale vitale dhe ta përforcojë pozitën e vet gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, theksoi në këtë takim të Presidentit Pendarovski, duke shtuar se vendi ynë dëshmon vazhdimisht se është partner i besueshëm dhe strategjik dhe aleat i Aleancës.
Në këtë drejtim, Presidenti theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut edhe në të ardhmen do të vazhdojë të marrë pjesë aktivisht në misionin e KFOR-it në Republikën e Kosovës, e cila është nën komandë të drejtpërdrejtë të Napolit, dhe t’i sigurojë mbështetje logjistike dhe mjekësore Aleancës, përkatësisht operacionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, ku është parashikuar edhe zmadhim i numrit të përfaqësuesve maqedonas.
Bashkëfolësit diskutuan mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe të pjesëmarrjes në iniciativat dhe partneritetet rajonale të NATO-s, të cilat do ta përforconin stabilitetin në rajon dhe në të cilat ne mund ta japim përvojën tonë si shtet anëtar i ri në NATO. Në këtë drejtim, janë shqyrtuar edhe mundësitë për zgjerimin e pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionet ndërkombëtare paqësore të udhëhequra nga Aleanca.
Komanda aleatee forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli (JFCNP) është një nga komandat më të rëndësishme në strukturën ushtarake të NATO-s qëllimi i të cilës është të përgatisë, planifikojë dhe zbatojë operacione ushtarake për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe integrimit territorial të vendeve anëtare të Aleancës.