Presidenti Pendarovski e priti delegacionin e Organizatës së oficerëve rezervistë në Maqedoninë e Veriut

27 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski e priti delegacionin e Organizatës së oficerëve rezervistë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (OORRMV) me rastin e 70-vjetorit jubilar nga formimi i Organizatës.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet dhe detyrat e Organizatës, për rolin e tyre në mbrojtje dhe siguri, si dhe për bashkëpunimin që kanë me institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut dhe me shoqatat e ngjashme në vendet anëtare të NATO-s. Përfaqësuesit e OORRMV-së e informuan Presidentin për aktivitetin e tyre ndërkombëtar, si anëtare e platformës së Evropës Qendrore iniciativa GAMINGER dhe anëtare e asociuar e Konfederatës ndëraleate e oficerëve rezervistë (CIOR). Njëkohësisht, i prezantuan edhe aktivitetet e planifikuara programore me qëllim shënimin e 70-vjetorit të formimit të organizatës.

Në këtë bisedë, Presidenti Pendarovski shprehu pritjen që Organizata e oficerëve rezervistë edhe mandej do t’i kryejë me sukses detyrat e besuara në sistemin e mbrojtjes, nëpërmjet përgatitjes dhe trajnimit praktik të anëtarëve në funksion të mbrojtjes, sigurisë dhe ballafaqimit, duke vazhduar kështu të kontribuojë në afirmimin e profesionit ushtarak.

Presidenti dërgoi urim me rastin e 70-vjetorit jubilar të formimit të Organizatës së oficerëve rezervistë dhe u dëshiroi sukses në takimin e ardhshëm të iniciativës GAMINGER, nikoqirë të së cilës do të jenë vitin e ardhshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit