Presidenti Pendarovski e priti kampionin ballkanik në gjysmë maratonë Dario Ivanovskin

26 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti atletin maqedonas Dario Ivanovski, i cili e mori medaljen e artë në gjysmë maratonën ballkanike, që u mbajt këtë muaj në Tiranë.

Presidenti e përgëzoi Ivanovskin për suksesin e arritur në Kampionatin Ballkanik dhe për vendosjen e rekordit të ri nacional.

Presidenti theksoi se sukseset e sportistëve maqedonas jo vetëm që duhet të mbështeten por edhe të inkurajohen. Ata janë krenaria e qytetarëve maqedonas, duke i bashkuar dhe duke i motivuar se me këmbëngulje, dëshirë dhe vullnet të fuqishëm, mund të tejkalohen edhe sfidat më të mëdha, rekomandoi Presidenti Pendarovski.

Në këtë takim, Ivanovski e njohu Presidentin me sukseset e tij të deritanishme sportive, si dhe me aktivitetet dhe garat e planifikuara në të ardhmen.

Ky është titulli i dytë kampion ballkanik për Dario Ivanovskin dhe medalja e tetë e tij në ballkaniada.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....