Presidenti Pendarovski e priti komandantin e KFOR-it gjeneral-majorin Franko Federiçi

29 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Franko Federiçi, i cili është në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me qëllim për ballafaqim efikas me sfidat e sigurisë në rajon, në këtë takim është vërtetuar përgatitja për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e informacioneve të interesit të përbashkët.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi aktivitetet e përbashkëta me të gjitha forcat e KFOR-it dhe për aktivitetet dhe angazhimin e kontingjentit të parë të Armatës, i cili muajin e kaluar ka vajtur në komandën kryesore të misionit dhe në Komandën e KFOR-it – “Perëndimi”, në Kosovë.

“Si anëtare e plotfuqishme në NATO do ta vazhdojmë pjesëmarrjen tonë në misionet paqësore të udhëhequra nga NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe nga Kombet e Bashkuar. Armata jonë do të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë, paqen dhe stabilitetin global”, nënvizoi Presidneti Pendarovski në takimin me Komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Franko Federiçi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit