Presidenti Pendarovski e priti Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop

21 Dhjetor 2020 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, i cili është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, që zhvillohen në shpirtin e miqësisë dhe partneritetit të fuqishëm tradicional, nëpërmjet bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se me aleancën në NATO të dy shtetet japin kontribut për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Të dy bashkëbiseduesit shprehën pritje për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale maqedonase-turke, në të gjitha sferat e interesi të përbashkët, duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërparlamentar.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime dhe informacione edhe për gjendjet aktuale në të dy shtetet, duke përfshirë edhe pandeminë me kovid-19, si dhe për gjendjet e tërësishme në rajon.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për ndihmën e tërësishme të Turqisë për ballafaqim me pandeminë me kovid-19, duke e theksuar rëndësinë e solidaritetit, bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë të shteteve, si një parakusht i rëndësishëm për ballafaqim të suksesshëm me pasojat e pandemisë globale.

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...