Presidenti Pendarovski e shënoi fillimin e punës së Shtabit të Përgjithshëm të Brigadës së Evropës Juglindore në Kumanovë

26 Gusht 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot pasdite në Kumanovë e shënoi fillimin e punës së Shtabit të Përgjithshëm të Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG), që në gjashtë vitet në vijim do të jetë në kazermën “Boro Menkov”.

Pasi është kryer dorëzimi i detyrës komandant i SEEBRIG-ut, Presidenti Pendarovski, së bashku me kryeministrin, Oliver Spasovski, Ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe kryesuesin e komitetit koordinues të procesit SEDM, Petro Koçi, e hapi objektin e rinovuar dhe të pajisur në kazermën “Boro Menkov”, që do të jetë seli e Shtabit të Përgjithshëm së brigadës deri në vitin 2026.

Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë nikoqire e Komandës së SEEBRIG-ut, të formuar në vitin 1999 dhe në të cilën janë anëtare Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Turqia. Brigada funksionin në suazat e SEDM-it – proces i bashkëpunimit midis ministrive të mbrojtjes të Evropës Juglindore.

Lokacioni i komandës përcaktohet në bazë të rotacionit, kurse nikoqir i deritanishëm i saj kanë qenë Pllovdiv, Konstanca, Stambolli dhe Larisa.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...