Presidenti Pendarovski e vizitoi Bibliotekën Universitare Nacionale “Shën. Klimenti i Ohrit”

17 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Bibliotekën Universitare Nacionale “Shën. Klimenti i Ohrit” dhe u njoh me gjendjen dhe punën e këtij institucioni e cila mbledh, përpunon, mbron dhe ruan trashëgiminë kulturore maqedonase.

Presidenti Pendarovski bëri një vizitë në të gjitha leximoret në biblioteke dhe u njoh me gjendjet ku gjenden, e vizitoi pjesën e re të ndërtuar të bibliotekës, ku i është prezantuar Qendra për Digjitalizim, kurse i pa edhe Përmbledhjet speciale dhe Bibliotekën virtuale të Maqedonisë.

Presidenti Pendarovski u takua me drejtoreshën Jelisaveta Kostadinova dhe me një pjesë të udhëheqjes së BUN “Shën. Klimenti i Ohrit”, ku u informua mbi punën dhe aktivitetet aktuale të bibliotekës, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion momentalisht.

Gjatë vizitës, Presidenti Pendarovski e pa edhe ekspozitën “Fondi i BUN-it – dëshmi për gjithanshmërinë e Koneskit” e përgatitur nga ekipi i bibliotekës, kurse me rastin e jubileut të 100-vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit, si dhe ekspozitën “Portrete” të përgatitur me rastin e festës së patronit Shën. Klimenti i Ohrit.

Biblioteka Universitare Nacionale “Shën. Klimenti i Ohrit” në Shkup është një nga institucionet e para në vendin tonë, e formuar me vendim të Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë, më 23 nëntor 1994.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...