Presidenti Pendarovski e vizitoi Fondacionin “Little Bits od Good Foundation”

12 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e vizitoi qendrën tutoriale të Fondacionit “Little Bits of Good Foundation” në Çair, që së bashku me qendrat në Gazi Baba, Butel 2 dhe Vizbeg, është pjesë e filialit të këtij fondacioni në vend.

Presidenti Pendarovski në Qendrën “Motivi” në Çair mori pjesë në orën e matematikës dhe vizatimit. Kurse një pjesë e fëmijëve të shkollave nëntëvjeçare nga Çairi, të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, po i shkruanin detyrat e tyre të shtëpisë. Presidenti Pendarovski bisedoi me nxënësit për lëndët e tyre të preferuara dhe për lëndët të cilat i mësojnë me më pak dëshirë, si edhe për veprat e pikturuara.

Gjatë vizitës, personat përgjegjës për programin në këto qendra, e informuan detajisht Presidentin Pendarovski mbi programin i cili zbatohet, si edhe me sfidat dhe rezultatet e arritura nga lloji i tillë i mësimdhënies në këtë qendër.

Njëkohësisht kompetentët theksuan se qëllimi i këtyre aktiviteteve për nxënësit nga shkollat nëntëvjeçare nga kjo rrethinë është të përmirësohet cilësia e jetës së familjeve të varfra dhe nënave të vetme.  Gjithashtu, theksuan se Fondacioni ofron ndihmë në të holla për personat me aftësi të kufizuar të cilët nuk janë të aftë për punë, si dhe bursa mjekësore për studentët me arritje të larta dhe studentët që nuk janë përfaqësuar sa duhet nga Rajoni i Shkupit në fakultet e akredituara mjekësore.

Katër qendrat tutoriale të Fondacionit “Little Bits od Good Foundation” i vizitojnë rreth 500 nxënës, kurse përveç mësimdhënie në shkencat e natyrës, aty mbahen edhe kurse të gjuhës maqedonase dhe angleze, kurse me programin e pasuruar nga fusha e artit dhe nëpërmjet ekspozitës vjetore të veprave të artit, u jep mundësi nxënësve të talentuar që t’i tregojnë shkathtësitë e veta.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....