Presidenti Pendarovski e vizitoi Institutin nacional për gjuhë dhe qytetërime orientale – INALKO në Paris

20 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski sot në Paris e vizitoi Institutin nacional për gjuhë dhe qytetërime orientale – INALKO, ku u takua me Zhan Fransoa-Hushe, kryetar i INALKO-s si dhe me Frosa Pejoska-Bushero, shefen e Katedrës së studimeve maqedonase në INALKO dhe Gjoko Zdravevskin, lektor i gjuhës maqedonase në institutin INALKO.

Në takimin me Zhan Fransoa-Hushe, kryetarin e këtij institucioni të njohur publik me karakter shkencor, kulturor dhe profesional, i cili është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit të Francës, Presidenti Pendarovski u njoh me historinë e INALCO-s, që është krijuar në vitin 1795, si trashëgimtar i Shkollës së Gjuhëve Orientale të themeluar në vitin 1669, si dhe për hulumtime themelore të specializuara dhe të aplikuar të Institutit dhe kontributin e tij si vendtakim i kulturave botërore dhe për promovimin e diversiteti kulturor.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për të ardhmen dhe pozicionin nga këndvështrimi shkencor dhe strategjik i gjuhëve të vogla, ku përfshihet edhe gjuha maqedonase, si dhe u bisedua mbi qasjen e INALKO-s, e cila mundëson shkëmbim dhe bashkëpunim të pasur akademik dhe kulturor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës.

Presidenti Pendarovski, duke shprehur kënaqësinë për ekzistencën dhe funksionimin pesëdhjetëvjeçar të Lektoratit të gjuhës maqedonase në kuadër të INALKO-s, theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që studimet maqedonase janë pranuar në kategorinë e disiplinës së rrallë shkencore, e cila siguron stabilitet në hulumtim dhe garanton njohjen, mbrojtjen dhe ruajtjen e maqedonologjisë në INALKO, me pamundësi të ndërthurjes me studime të tjera.

Në takimin me Frosa Pejoska-Bushero, shefen e Katedrës së studimeve maqedonase në INALKO, Gjoko Zdraveskin, ligjërues i gjuhës maqedonase në institutin INALKO, pedagogë dhe studentë, Presidenti Pendarovski u informua mbi punën e Katedrës së parë pedagogjike të maqedonologjisë, e themeluar jashtë shtetit tonë, si dhe për jubileun e madh – gjysmë shekulli nga hapja e Lektoratit të gjuhës maqedonase dhe iniciativat për thellimin e bashkëpunimit dhe investimin në zhvillimin e maqedonologjisë në Francë.

Profesorët informuan për punën e pandërprerë 50-vjeçare të Lektoratit të gjuhës maqedonase, për bashkëpunimin me Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup, si dhe për interesin në rritje për maqedonologjinë në INALKO. Gjatë vizitës në INALKO, Presidenti Pendarovski u takua edhe me profesorë, sllavistë, maqedonistë dhe studentë, të cilët i treguan përshtypjet dhe përvojat e tyre. Studentët janë nga e gjithë bota, Kongoja, Greqia, Shqipëria, Franca, por të gjithë me një dëshirë të mësojnë gjuhën maqedonase.

Vizita e Presidentit Pendarovski në Institutin nacional për gjuhët dhe qytetërimet orientale – INALKO në Paris është vizita e parë e një presidenti maqedonas në këtë institut të rëndësishëm i cili zbaton projekte kërkimore në më shumë se njëqind shtete dhe kryen trajnime të përbashkëta me universitetet e huaja dhe është një institut referimi për trajnimin dhe kërkimin e gjuhëve dhe qytetërimeve të sotme.

Presidenti Pendarovski është për vizitë pune në Paris, Republikën Franceze, me rastin e festimit të 100-vjetorit të lindjes së poetit maqedonas Aco Shopov dhe 30-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë në UNESCO, ku nesër do të mbahet simpozium ndërkombëtar për nder të Aco Shopovit, shfaqje poetike dhe ekspozitë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...