Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, në Pejë e vizitoi Komandën rajonale të KFOR-it – Perëndim, ku u takua me komandantin e komandës, kolonelin Andrea Bertaco, si dhe me përfaqësuesit e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët zbatojnë detyra në suazat e këtij misioni paqësor.
Në takimin me kolonelin Bertaco, Presidenti Pendarovski u informua mbi aktivitetet e përgjithshme të Komandës rajonale të KFOR-it – Perëndim në mbështetje të paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.
Presidenti Pendarovski shprehu mbështetjen për misionin e KFOR-it, duke e theksuar rëndësinë e tij për stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit. Presidenti Pendarovski e theksoi përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të informacioneve të interesit të përbashkët, kurse në funksion të plotësimit të qëllimeve të misionit.
Presidenti Pendarovski tha se me pjesëmarrjen e 65 përfaqësuesve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në forcat e KFOR-it, shteti ynë si anëtare e NATO-s jep kontribut aktiv në përforcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Në takimin me përfaqësuesit e armatës sonë, të vendosur në Komandën rajonale të KFOR-it – Perëndim, Presidenti Pendarovski u informua mbi aktivitetet e tyre aktuale dhe mbi kryerjen e detyrave të punës.
Presidenti Pendarovski u shprehu mirënjohje për profesionalizmin dhe përkushtimin me të cilin ushtarët tanë i zbatojnë të gjitha kërkesat dhe detyrat e vendosura dhe tha se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe mandej të japë kontributin e vet në këtë mision.