Presidenti Pendarovski e vizitoi Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare

9 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e vizitoi Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare të Institutit për Shëndetin Publik.

Gjatë vizitës Presidenti Pendarovski u njoh me punën e laboratorit, ku kryhen analizat për praninë e virusit kovid-19. Presidenti u shprehu mirënjohje për punën e mundimshme të doktorëve dhe stafit mjekësor-teknik, të cilët pas shfaqjes së virusit punojnë me një temp të përforcuar dhe janë të pasqyruar në rrezik të lartë në punën e vet dhe i uroi për punën sakrifikuese dhe në ekip dhe për kontributin e tyre në ballafaqimin me pasojat e përhapjes së virusit kovid-19.

“Këtu jam që personalisht t’jua shpreh falënderimin enorm në emër të të gjithë qytetarëve tanë për këtë që po bëni. Inkurajon profesionalizmi dhe përgjegjësia, përkushtimi dhe qetësia Juaj me të cilat i kryeni përditë detyrat tuaja. Ju rekomandoj të ruheni, secili si individ, dhe si ekip dhe si familje”, u rekomandoi Presidenti Pendarovski të punësuarve.

Të punësuarit në këtë laborator, të ndarë në tri ekipe, sipas sistemit të rotacionit në çdo tri orë përpunojnë nga 50 deri në 70 ekzemplarë.

Presidenti Pendarovski e theksoi nevojën që të mundësohet punë e pandërprerë në laborator, e cila luan një rol të rëndësishëm në detektimin dhe ballafaqimin me përhapjen e virusit.

Gjatë vizitës, Presidenti Pendarovski bëri thirrje për respektim konsekuent të rekomandimeve të institucioneve kompetente me qëllim të ballafaqimit me pasojat e përhapjes së virusit kovid-19.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....