Presidenti Pendarovski e vizitoi Poligonin e Armatës “Krivollak”

19 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte për vizitë në Poligonin e Armatës “Krivollak” ku u informua mbi aktivitetet e përfaqësuesve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të pjesëmarrësve në Batalionin e 15 Inxhinierik të Armatës së SHBA-së, në prag të fillimit të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Goditje vendimtare-21”.

Presidenti Pendarovski bëri vizitë në një pjesë të terreneve, si dhe të kapaciteteve strehuese, ku janë paraparë aktivitetet e ushtrimit të ardhshëm “Goditje vendimtare-21” dhe u njoh me planin për përmirësimin e infrastrukturës dhe me projektet e tjera të mëtejshme të cilat kanë për qëllim ta promovojnë “Krivollak” në një qendër ushtarake bashkëkohore për stërvitje ku mund të mbahen operacione për ushtrime sipas të gjitha standardeve të NATO-s. Presidenti Pendarovski i mbikëqyri edhe aktivitetet ndërtimore të cilat po realizohen me qëllim të mbindërtimit dhe të zgjerimit të kapaciteteve për trajnim dhe ushtrim në poligon. Presidenti vlerësoi se Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s në ushtrimin e ardhshëm do të ketë mundësi të përkryer që ta përmirësojë ndërveprimin me vendet e tjera pjesëmarrëse që janë anëtare të NATO-s.

Gjatë vizitës, Presidentit Pendarovski iu prezantuan edhe aktivitetet e planifikuara lidhur me vlerësimin fillestar të batalionit të deklaruar të këmbësorisë së lehtë, sipas standardeve të NATO-s “KREVAL” që do të jetë gjatë vitit 2022. Presidenti Pendarovski shprehu pritje se do të vlerësohen me sukses aftësitë luftarake të këtij batalioni, në përputhje me standardet më të larta të NATO-s dhe do të certifikohet si i aftë për luftë për zbatimin e operacioneve të NATO-s.

Presidenti Pendarovski u njoh edhe me funksionimin e qendrës kovid në suazat e poligonit “Krivollak”, i cili është formuar për ballafaqim parandalues të shpërhapjes së kovid-19, para dhe gjatë mbajtjes së ushtrimit.

Ushtrimi “Goditje vendimtare-21” do të mbahet në periudhën nga 17.05.2021 deri më 02.06.2021 në Poligonin e Armatës “Krivollak”. Rreth 1.100 përfaqësues të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në këtë ushtrim, kurse përveç tyre do të marrin pjesë edhe Armata e SHBA-së me rreth 300 përfaqësues, Armata e Republikës së Greqisë dhe ajo e Republikës së Bullgarisë me nga 20 përfaqësues secila.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....