Presidenti Pendarovski e vizitoi Qendrën modulare kovid të Spitalit të Përgjithshëm në Kavadarci dhe u takua me iniciatorin e aksionit humanitar “Dhuro kompjuter”

22 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Kavadarci e vizitoi Qendrën modulare kovid të ISHP Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar dhe u takua me Borçe Stamenov, iniciatorin e aksionit humanitar “Dhuro kompjuter”.

Punonjësit shëndetësorë të angazhuar Qendrën modulare kovid e informuan Presidentin Pendarovski mbi gjendjen momentale në këtë qendër, kapacitetin e saj, mbi punën aktuale, mbi  mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve dhe mbi sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë pandemisë.

“Të gjithë punonjësit shëndetësorë, sidomos ata në linjat e para të luftës meritojnë respekt enorm dhe mirënjohje për atë që e punojnë përditë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se spitalet po ballafaqohen me mungesë të personelit. Prandaj secili prej nesh duhet të japë kontribut, me sjellje të përgjegjshme dhe me respektim të përpiktë të protokolleve shëndetësore, ta lehtësojmë sa më shumë sistemin shëndetësor”, tha Presidenti Pendarovski.

Personat përgjegjës e informuan se të gjithë punonjësit shëndetësore, përkatësisht 20 doktorët dhe 70 infermieret, bëjnë përpjekje maksimale që pacientëve me kovid t’u japin mbrojtjen shëndetësore përkatëse dhe efikase.

Qendra modulare kovid ka kapacitet prej 35 shtretërish spitalorë, kurse në suazat e spitalit funksionojnë edhe dy reparte kovid me kapacitet të përgjithshëm prej 60 shtretërish spitalorë. Në spitalin e Kavadarcit deri më tani janë hospitalizuar rreth 800 pacientë me kovid, kurse në pikën e vaksinimit që është hapur më 31 mars, deri më tani janë imunizuar 520 qytetarë. Punonjësit shëndetësorë thanë se procesi i vaksinimit po ecën me sukses, pa pasoja të padëshirueshme.

Në suazat e kësaj vizite në Kavadarci, Presidenti Pendarovski u takua edhe me Borçe Stamenov, iniciatorin dhe organizatorin e aksionit humanitar “Dhuro kompjuter”.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti përpjekjet e tij personale, në kohë pandemie, kur u imponua nevoja e arsimit onlajn, t’i ndihmojë familjet e rrezikuara sociale të cilat nuk kanë mundësi financiare të sigurojnë pajisje kompjuterike për fëmijët e vet. “Çdo angazhim humanitar meriton mbështetjen tonë. Me çdo shembull personal dhe individual ndihmojmë ta ngremë vetëdijen publike dhe të kontribuojmë për një shoqëri më humane dhe më solidare”, tha Presidenti Pendarovski.

Nëpërmjet aksionit humanitar “Dhuro kompjuter” deri më tani janë dhuruar mbi 750 kompjuterë.

Periudhën e kaluar Presidenti Pendarovski e vizitoi pikën e vaksinimit në Gostivar dhe pikën e vaksinimit dhe Spitalin modular për pacientët me kovid në Shtip.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...