Presidenti Pendarovski: Historia na mëson se në kohët e krizave dhe konflikteve, populistët i ushqejnë njerëzit me frikë dhe urrejtje ndaj më të dobëtëve dhe më të lëndueshmëve

11 Mars 2022 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në mbrëmjen përkujtimore me rastin e shënimit të 79-vjetorit të holokaustit të hebrenjve maqedonas, që u mbajt në Qendrën memoriale të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, kurse me organizim nga Bashkësia hebraike dhe Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia.

Në mbrëmje përkujtimore, të mbajtur në suazat e Programit për shënimin e 11 marsit 1943, ditën kur 7.144 hebrenj maqedonas nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi janë depërtuar në llogoren e vdekjes Treblinka, Presidenti Pendarovski mori pjesë edhe në hapjen e ekspozitës “Jeta”, kushtuar hebrenjve të mbijetuar të cilët u përfshinë në rindërtimin e Bashkësisë hebraike dhe në nderimin e shtetit të ri maqedonas.

Në fjalimin e tij, Presidenti Pendarovski theksoi se historia na mësoi se në kohët e krizave dhe konflikteve, populistët i ushqejnë njerëzit me frikë dhe urrejtje ndaj më të dobëtëve dhe më të lëndueshmëve.

“Këtu nuk flas vetëm për antisemitizmin, por edhe për të gjitha format e urrejtjes ndaj të ndryshmëve që shpërhapen nëpër rrjetet dhe mediat sociale kudo në botë. Duhet t’i kundërvihemi çdo përpjekjeje për revizionizëm dhe mohim të të vërtetës për holokaustin, por edhe çdo forme të urrejtjes ndaj atyre që janë të ndryshëm prej nesh”, rekomandoi Presidenti.

I nderuar kryetar i Bashkësisë hebraike,

I nderuar drejtor i Qendrës memorialë të holokaustit të hebrenjve maqedonas,

I nderuar kryeministër,

E nderuar ministre e kulturës,

Të nderuar shkëlqesi,

Zonja dhe zotërinj,

Nesër, më 11 mars, përfundojnë 79 vjet nga depërtimi i hebrenjve maqedonas në llogoren e vdekjes Treblinka. Duke kujtuar atë ditë dhe bashkëqytetarët tanë, por edhe të gjithë viktimat e llogoreve naziste, gjithmonë na ripërsëritet pyetja: Si ishte i mundshëm holokausti në epokën e arsyes, në kontinentin më të zhvilluar teknologjik dhe shkencor në botë, midis brezit të atëhershëm më të arsimuar? Nga shkaqet e shumta do të dëshiroja të veçoj tri.

Së pari, ky është antisemitizmi që me shekuj ka flakëruar nëpër Evropë ku hebrenjtë janë ballafaquar shpeshherë me përndjekje. Duke ikur nga një përndjekje e tillë, sefardët në shekullin e 15 kanë filluar të kërkojnë strehim në Ballkan.

E dyta është, relativizimi i absoluteve morale. Në vitin 1882, nihilisti Fridrih Niçe ka shkruar: “Zoti vdiq… dhe ne e vramë”. Ai e shprehu bindjen e brezit të vet se iluminizmi e ka eliminuar mundësinë dhe nevojën për vendosjen e një standardi sepse është “mirë” i cili do të ishte objektivisht i vërtetë dhe i pavarur nga njerëzit.

E treta, kërkimi i fajtorëve në vend të zgjidhjeve. Vetëm 30 vjet pas këtyre fjalëve të Niçes, bota u fut në ciklin e dhunës dhe luftërave me përmasa të paparë deri atëherë. Polulistët i keqpërdorin këto kriza që të mobilizojnë ndjekës dhe të vijnë në pushtet dhe të marrin fuqinë. Me mite, me komplote dhe dezinformacione e kanë nxitur antisemitizmin dhe e kanë drejtuar urrejtjen drejt masave të hebrenjve. Holokausti është kulmi i kësaj të keqeje.

Në Konferencën e Vanzenit (Wannsee Conference) më 20 janar 1942, nazistët kanë përpiluar planin për “zgjidhjen përfundimtare të çështjes hebraike”. Ky plan ka paraparë shkatërrimin e 11 milionë hebrenjve nga Evropa. Disa nga fitimet më të mëdha të kësaj epoke, si arritjet shkencore, përsosmëria teknike dhe efikasiteti burokratik, janë vendosur në shërbim të së keqes më të madhe.

Të udhëhequr nga ideologjia e urrejtjes dhe përbuzjes ndaj të dobëtëve dhe të lëndueshmëve, nazistët dhe aleatët e tyre së pari në mënyrë sistematike i kanë privuar hebrenjtë nga të drejtat e tyre qytetare. Nëpërmjet dekreteve antisemite i kanë shtyrë në margjinat e shoqërisë, mandej i kanë dehumanizuar, duke e fshirë njerëzimin dhe individualitetin e viktimave, duke e shndërruar në një masë jopersonale. Pasoja e fundit logjike e vakumit të tillë moral  ishin llogoret e vdekjes. Treblinka ishte më i madhi prej tyre. Në vetëm 14 muaj, nga gushti i vitit 1942 deri në shtator të vitit 1943 në Treblinka janë vrarë 925.000 persona. Midis tyre ishin edhe hebrenjtë maqedonas.

Zonja dhe zotërinj,

Me shekuj hebrenjtë kanë qenë pjesë e pandashme e mozaikut maqedonas etnik, fetar, gjuhësor dhe kulturor. Si esnafë të respektuar, mjekë, artistë dhe klerikë kontribuuan në zhvillimin e jetës shoqërore, ekonomike dhe kulturore. Hebrenjtë së bashku me popullin maqedonas ndanë aspiratat e tij dhe viktimat e tij në luftën për një shtet të lirë.

E gjithë kjo ka ndaluar më 11 mars 1953. Statistikat janë tronditëse. Nga rreth 24.000 viktima maqedonase në Luftën e Dytë Botërore pothuajse një e treta ishin hebrenj. Më saktë, 7.144 burra, gra dhe fëmijë janë mbledhur me dhunë në Monopolin e Shkupit dhe janë depërtuar në llogoren e vdekjes. Ata përbënin 98% të Bashkësisë së përgjithshme hebraike maqedonase.

Të nderuar të pranishëm,

Është e vështirë të përfytyrohet, kurse më e vështirë është të përshkruhet monstruoziteti i holokaustit. Eli Vizel e pranon se një nga pengesat më të mëdha gjatë shkrimit të dëshmive të tij personale në Aushvic ishte vetë gjuha. Ai thotë se fjalët uri, etje, frikë, transport, përzgjedhje dhe zjarr nënkuptonin diçka tjetër. Dhe përfundon se “se një dorë hi peshon më shumë se të gjitha rrëfimet për atë vend të mallkuar”.

Këtu, në Qendrën memoriale të holokaustit janë tri urna me hi nga Treblinka, në përkujtim të hebrenjve nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi. Ky hi flet më fuqishëm se çdo fjalë e shqiptuar prej nesh. Ne, të pranishmit këtu, jemi të rrethuar nga veprat e artistit izraelit-maqedonas Mati Grundberg. Ai është fëmija i fundit hebre që ka lindur vetëm disa ditë para depërtimit, si dhe i vetmi që ka mbijetuar nga ajo periudhë. Grundberg e përshkruan të keqen duke e pikturuar oxhakun e Treblinkës i cili i ka gëlltitur pothuajse të gjithë anëtarët e familjes së tij të shumënumërt.

Qëllimi i nazistëve dhe aleatët e tij nuk ka qenë vetëm t’i vrasë hebrenjtë por edhe ta fshijnë kujtimin e ekzistimit të tyre. Prandaj, ne duhet të përkujtojmë viktimat e holokaustit dhe të mos harrojmë se secili prej atyre 7.144 hebrenjve është njeri me emër dhe mbiemër, me dinjitet njerëzor të lindur dhe të patjetërsueshëm.

Por duhet t’i përkujtojmë edhe për diçka tjetër. Historia na mëson se në kohët e krizave dhe konflikteve, populistët i ushqejnë njerëzit me frikë dhe urrejtje ndaj më të dobëtëve dhe më të lëndueshmëve. Këtu nuk flas vetëm për antisemitizmin, por edhe për të gjitha format e urrejtjes ndaj të ndryshmëve që shpërhapen nëpër rrjetet dhe mediat sociale kudo në botë. Duhet t’i kundërvihemi çdo përpjekjeje për revizionizëm dhe mohim të të vërtetës për holokaustin, por edhe çdo forme të urrejtjes ndaj atyre që janë të ndryshëm prej nesh. Për këtë qëllim, në forumin për holokaustin e mbajtur para pak kohe në Malme, Maqedonia e Veriut ndërmori obligimin në programin mësimor në arsimin nëntëvjeçar të përfshijë përmbajtje të cilat e adresojnë antisemitizmin dhe mohimin e holokaustit. Si shtet ndërmorëm obligimin të organizojmë vizita në këtë Qendër memoriale për të gjithë nxënësit e arsimit nëntëvjeçar dhe të mesëm.

A ekziston shpresa pas holokaustit?

Të nderuar, unë jam i bindur se ekziston. Arsyeja për këtë shpresë janë të drejtët midis popujve, të cilët i kanë rrezikuar jetët e veta që të shpëtojnë hebrenj. Midis 14.000 të drejtëve që janë shkruar në Jad Vashem është edhe Stojan – Bogoja Siljanovski, invalid me një këmbë, i cili ka pasur dyqan në qendër të Manastirit, pranë stacionit policor, i cili gjatë depërtimit ka fshehur tetë gra hebraike.

Arsyeja e dytë e shpresë janë të mbijetuarit. Hebrenjtë të cilët shpëtuan nga holokausti dhe u bënë pjesë vitale e luftës antifashiste. Midis tetë grave hebraike që i shpëtoi Bogoja ishin edhe partizanet e ardhshme Estreja Ovadija – Mara, Zhamila Kollomonos – Cveta, Estreja Levi – Lena, Roza Kamhi Ruso dhe Adela Faraxhi – Kata.

Pas luftës, një pjesë e 300 hebrenjve të mbijetuar u larguan sepse nuk mund të jetonin në mëhallët e zbrazëta hebraike, pa më të afërmit e vet, pa pasur me kë të flasin në ladino apo në jidish. Shumë prej tyre u vendosën në Izrael dhe u bënë urë e miqësisë midis dy shteteve tona. Por hebrenjtë të cilët mbetën u përfshinë në rindërtimin e Bashkësisë hebraike dhe në ndërtimin e shtetit maqedonas të sapoformuar. Ekspozita “Jeta” u kushtohet pikërisht atyre. Ata janë njerëzit falë të cilëve sot ekziston Bashkësi aktive hebraike.

Të nderuar miq,

Para pak kohe, në Hanuka, theksova se ne jemi veçanërisht krenarë për bashkëqytetarët tanë hebrenj, sepse ata të gjithë ne na kujtojnë fitoren përfundimtare të jetës mbi shkatërrimin, dhe të kujtimit mbi harresën. Prandaj, ne përzgjedhim të përkujtojmë, që të mos përsëritet.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...