Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti anëtarët e Komisionit për ndjekjen e zbatimit të rekomandimit të Qeverisë për mbulim gjuhësor në gjuhën zyrtare të radiodifuzerëve të cilët riemitojnë përmbajtje programore sportive në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim u bisedua mbi statusin e zbatimit të këtij rekomandimi. Bashkëfolësit folën mbi rregullativën juridike për këtë çështje në Ligjin për shërbime audiovizuale mediatike, si dhe për Rregullativën evropiane për televizione ndërkufitare e cila jepet edhe në Ligjin tonë si relevante për këtë problematikë.
Anëtarët e Komisionit e njohën Presidentin Pendarovski me rezultatin e bisedimeve të deritanishme me operatorët të cilët emitojnë kanale sportive, në kontekst të zbatimit të lokalizimit, sidomos në kontekst me analizën e marrëveshjeve për të drejtat për licenca në territorin e shtetit tonë.