Presidenti Pendarovski i mirëpriti përfaqësuesit e Lidhjes së skautëve në Maqedoni

24 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Lidhjes së skautëve të Maqedonisë, të cilët e njohën me aktivitetet e parapara me rastin e 70-vjetorit të ekzistencës së skautëve në shtet dhe me Takimin maqedonas të 13-të të skautëve, i cili do të mbahet me mbështetje nga Presidenti Pendarovski në periudhën nga 12 deri më 21 korrik në Krushevë.

Në këtë takim, skautët e informuan Presidentin mbi përgatitjet dhe nevojat aktuale me qëllim të organizimit të takimit të skautëve, si evenimenti më i madh rinor edukativ në hapësirë të hapur, i cili bashkon dhe promovon vlera kulturore, shoqëri dhe shkathtësi. Në takimin, të cilin e organizojnë në çdo pesë vjet, pritet të marrin pjesë mbi 1500 skautë nga Maqedonia e Veriut dhe nga mbi 15 shtete nga rajoni dhe nga Evropa.

Presidenti Pendarovski theksoi se është kënaqësi e madhe për të që është mbështetës i këtij takimi ndërkombëtar, i cili përveç komponentit edukues dhe fitimit të shkathtësive nga të rinjtë, kontribuon edhe në afirmimin e shtetit tonë. Në këtë drejtim Presidenti i përgëzoi për programin dhe entuziazmin për kultivimin e vlerave të bashkësisë, solidaritetit, empatisë, disiplinës dhe punës në ekip.

Në bisedën me përfaqësuesit e Lidhjes, Presidenti shprehu mbështetjen për programet e tyre për vullnetarizëm dhe zbatim të programeve edukative për rritje dhe zhvillim personale, si dhe të edukimit joformal të cilin e praktikojnë nëpërmjet aktiviteteve në natyrë dhe fitimit të shprehive të shëndetshme jetësore.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....