Select Page

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të emëruar të Republikës Federale së Gjermanisë

8 Korrik 2020 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Anke Gizela Holshtajn, ambasadorja e re e emëruar e Republikës Federale së Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Shkup.

Duke i uruar mirëseardhje të përzemërt, Presidenti Pendarovski në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale vlerësoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika Federale e Gjermanisë i ndërtojnë vazhdimisht marrëdhëniet miqësore dhe partnere duke theksuar faktin se Gjermania është partneri më i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar i Maqedonisë së Veriut, me shkëmbim tregtar prej mbi 4 miliard eurosh në nivel vjetor.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se përfshirja e çështjes për zgjerim në prioritetet e kryesimit gjerman me Bashkimin Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2020 është mesazh i qartë për shtetin tonë, por edhe stimul i qartë për zbatimin e mëtejshëm të reformave themelore të domosdoshme në të gjitha sferat e jetës shoqërore, kurse sidomos në ndërtimin e shtetit juridik dhe në luftën me krimin e organizuar dhe me korrupsionin e lartë.

“Jemi të vetëdijshëm para kryesimit Tuaj me Këshillin e Bashkimit Evropian u shfaq sfida më e madhe ekonomike në historinë e BE-së, lidhur me rimëkëmbjen e vendeve të goditura nga virusi korona. Por, gjithashtu, jemi dëshmitarë se pandemia i përforcoi edhe më shumë ndjenjat evropiane të solidaritetit, unitetit dhe përgjegjësisë ndaj Ballkanit Perëndimor. Në ato suaza pritjet tona, janë se deri në fund të vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me të cilën do të shënohet edhe fillimi zyrtar i negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”, tha Presidenti Pendarovski në këtë ceremoni.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për ndihmën e përgjithshme gjermane për shtetin tonë në ballafaqimin me pandeminë e kovid-19.

Ambasadorja Holshtajn vlerësoi se Maqedonia e Veriut në vitet e kaluara ka bërë hapa të rëndësishme në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Pranimi në NATO si anëtari i 30, marrëveshjet e rëndësishme me vendet fqinje, Greqinë dhe Bullgarinë, dhe në fund drita e gjelbër për fillimin e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian të cilën duhej ta fitonit para shumë kohësh, janë suksese për të cilat Ju uroj me gjithë zemër. Gjermania gjithë këtë kohë ishte partneri Juaj i besueshëm, i cili Ju mbështeste me të gjitha fuqitë. Më lejoni t’Ju bind se kështu edhe do të mbetet. Mund ta konsideroni këtë gjë, se gjithçka që mund të kontribuoj si ambasadore gjermane personalisht, dhe do ta bëj”, tha ambasadorja Holshtajn në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale.

Presidenti Pendarovski i dëshiroi ambasadores Holshtajn kryerje me sukses të funksionit me përgjegjësi.

Presidenti Pendarovki e dorëzoi mandatin për krijimin e Qeverisë

Presidenti Pendarovki e dorëzoi mandatin për krijimin e Qeverisë

Presidenti Stevo Pendarovski, në bazë të nenit 84, paragrafi 1, alineja e parë, kurse në përputhje me nenin 90, paragrafin 1 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe propozimin e Koalicionit "Mundemi", sot ia dorëzoi mandatin Zoran Zaevit. "Në bazë të...

Pin It on Pinterest