Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar së Letonisë

13 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar së Letonisë, Elita Kuzma, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale tha se dy vendet mike kultivojnë  relacione miqësore dhe partnere, kurse afërsia dhe besimi janë konstante në këto marrëdhënie. Ai theksoi se Republika e Letonisë është partner i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindjen se të dy vendet kanë përpara një periudhë të suksesshme dhe përparim të mëtejshëm të bashkëpunimit, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral. Presidenti Pendarovski, duke shprehur mirënjohjen e madhe për mbështetjen pa rezervë dhe të zëshme të Letonisë për integrimin evropian maqedonas tha se futja e Maqedonisë së Veriut, si dhe e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, do ta stabilizojë edhe më tej situatën në rajon, i cili vite me radhë është në shënjestrën e ndikimeve të vendeve që nuk ndajnë vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe shtoi se vendi ynë u kushton shumë rëndësi marrëdhënieve të forta partnere që i kultivojmë në suazat e NATO-s, sidomos në një kohë kur po ballafaqohemi me sfidat serioze globale të sigurisë.

Ambasadorja Elita Kuzma në fjalën e vet tha se Letonia i vlerëson shumë marrëdhëniet dhe dialogun e fuqishëm dhe miqësor me Maqedoninë e Veriut dhe vlerësoi se të dy kombet kultivojnë një miqësi të fortë të bazuar në besimin dhe respektimin e ndërsjellë. Ajo tha se bashkëpunimi zhvillohet edhe në nivel bilateral edhe në multilateral, si partnerë të dëshmuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ambasadorja Kuzma tha se Letonia e mbështet përparimin e mëtejshëm në procesin e negociatave të anëtarësimit, duke e vlerësuar harmonizimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Ajo shprehu gatishmërinë e tyre për vazhdimin e sigurimit të ekspertizës dhe mbështetjes praktike, duke përfshirë edhe trajnimin e vazhdueshëm të profesionistëve për të drejtën evropiane dhe ekonominë dhe i përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme që i bën Maqedonia e Veriut në drejtim të integrimit evropian.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadores Kuzma zbatim të suksesshëm të funksionit të rëndësishëm, fisnik dhe të përgjegjshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit