Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Maltës, Meri Shikluna

23 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot bisedoi nëpërmjet video-lidhjes me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Maltës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Meri Shikluna, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale të cilat, për shkak të pandemisë së kovid-19, i dorëzoi me shkrim.

Në bisedën me ambasadoren e sapoemëruar të Maltës, Presidenti Pendarovski e përshëndeti dialogun e përforcuar politik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Maltës dhe shprehu pritjen se zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve bilaterale do të rezultojë me bashkëpunimin konkret në shumë fusha të interesit të përbashkët.

Bashkëbiseduesit thanë se të dy vendet kanë në dispozicion potenciale të mëdha për përparimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, shëndetësisë, kulturës, arsimit dhe turizmit. Për këtë qëllim është e domosdoshme zgjerimi i mëtejshëm i kornizës dakorduese.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e sinqertë të Maltës për Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit evropian, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave në procesin reformues janë gjithmonë të mirëseardhura.

Në këtë takim, Presidenti tha se në Maltë jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët si bashkësi janë një urë e rëndësishme për afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Presidenti Pendarovski, i dëshiroi ambasadores Shikluna ushtrim të suksesshëm të detyrës diplomatike dhe shprehu bindjen se përpjekjet e saj do të kontribuojnë në përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...