Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores të sapoemëruar gjermane, Petra Dreksler

6 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler.

Duke i uruar mirëseardhjen ambasadores Dreksler, Presidenti Pendarovski vlerësoi se të dy shtetet i lidh një miqësi tradicionale dhe e sinqertë, që bazohet në bashkëpunimin e shumëllojshëm, respektimin e ndërsjellë dhe qasjen e hapur, kurse përcaktimi i tillë, siç tha Presidenti, është edhe një urë në ndërtimin e marrëdhënieve më të fuqishme midis dy vendeve tona.

“Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta, vendi ynë, sot, në Republikën Federale të Gjermanisë, shikon një mik të madh dhe një aleat të sinqertë në procesin e realizimit të prioriteteve strategjike. Një nga këto prioritete strategjike, anëtarësimi i plotë në NATO, tashmë është realizuar, kurse dy shtetet tona janë shtete aleate dhe kontribuojnë në realizimin e misionit kryesor të NATO-s për garantim të sigurisë në hapësirën euroatlantike nën dritën e rrethanave të vështira gjeopolitike”, tha Presidenti Pendarovski, duke vlerësuar se për ne është me rëndësi të veçantë që Republika Federale e Gjermanisë dëshmon përgatitje të qartë për mbështetje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Kisha kënaqësinë që Presidentin federal Frank Valter-Shtajnmajer ta pres në Shkup dhe ta njoh personalisht me vendin tim dhe ta bind se po i investojmë të gjitha kapacitetet në dispozicion në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Njëkohësisht, nga Bashkimi presim përkushtim të njëjtë për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe shteteve të rajonit, që është kushti kryesor për plotësimin e tërësishëm të idesë së projektit evropian”, tha Presidenti Pendarovski.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadorja Dreksler vlerësoi se marrëdhënia jonë bilaterale është e përkryhet dhe shkon shumë më larg sesa bashkëpunimi në nivel të qeverive dhe ajo e përfshin angazhimin e fondacioneve politike dhe të organizatave të mediatorëve kulturorë ose të Odës së madhe ekonomike bilaterale, që është shprehje e pranisë së madhe të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut dhe e pasqyron pozitën e Gjermanisë si partneri më i rëndësishëm tregtar.

“Vizitat e Presidentit federal, kancelarit federal dhe e ministres së Punëve të Jashtme muajt e kaluar janë shenja të qarta për faktin se jemi në anën e vendit Tuaj. Qeveria federale edhe mandej do ta mbështesë procesin aderues në BE si partner i besueshëm. Dëshiroj t’Ju bind ju se edhe gjatë mandatit tim do të jap të gjithë energjinë time për këtë detyre. Jemi të vetëdijshëm për kompromiset të cilat i kërkoi kjo rrugë dhe që janë të dhimbshme për shumë njerëz në Maqedoninë e Veriut dhe të cilat edhe mandej nevojiten për ndryshimin e domosdoshëm kushtetues. Për konsekuencën, me të cilën po ecën vendi Juaj në rrugën e pranimit në BE, Ju shprehim, zoti President, mirënjohjen tonë dhe respektin tonë të thellë”, tha ambasadorja Dreksler.

Presidenti Pendarovski i dëshiroi ambasadores Dreksler zbatim të suksesshëm të funksionit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....