Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores të sapoemëruar të Serbisë, Nevena Jovanoviq

9 Qershor 2021 | Kumtesat

 

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Nevena Jovanoviqit, ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski theksoi që dy vendet mike dhe dy popujt i lidh miqësia shumëvjeçare tradicionale, lidhjet e afërta kulturore dhe bashkëpunimi intensiv në shumë sfera të interesit të përbashkët.

“Niveli i lartë i zhvillimit të marrëdhënieve dinamike bilaterale u vërtetua edhe me bashkëpunimin e afërt gjatë kohës së krizës humanitare të shkaktuar nga pandemia me Kovid – 19 dhe përballjes me të”, tha presidenti Pendarovski dhe shtoi se pret që bashkëpunimi në mes dy vendeve të intensifikohet edhe mëtej.

“Në të ardhmen pres që dy shtetet mike t’i shfrytëzojnë të gjitha potencialet dhe përparësi t’u japin bashkëpunimit dhe projekteve konkrete bilaterale dhe regjionale, në shkëmbimin ekonomik dhe tregtar, investimeve, infrastrukturës, lidhjeve energjetike, si dhe në të gjitha fushat e tjera të interesit të përbashkët, në mesin e të cilave gjithsesi do t’i veçoja kulturën dhe arsimin, çështjet me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit si ndërlidhshmëria , mobilizimi dhe adresimi i çështjeve të cekura më lart për të rinjtë”, shtoi presidenti Pendarovski.

Duke vlerësuar që vazhdimi i dialogut të rregullt politik dhe konsultimet е ndërsjella janë plotësisht në funksion të mbindërtimit dhe të thellimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, presidenti Pendarovski e theksoi edhe respektimin, përparimin dhe trajtimin e statusit të komunitetit maqedonas në Republikën e Serbisë dhe të komunitetit serb në Maqedoninë e Veriut.

“Këto janë urë lidhëse në mes dy vendeve tona. E jap mbështetjen time të plotë për hapjen e qendrave kulturore në Beograd dhe Shkup dhe shpresoj që qeveritë e dy shteteve këtë projekt do ta realizojnë brenda këtij viti”, përfundoi presidenti Pendarovski.

Duke theksuar që marrëdhëniet në mes dy shteteve ecin në rritje e sipër dhe ndikojnë në stabilitetin e tërë rajonit, ambasadorja Jovanoviq tha që Serbia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut, si një ndër fqinjët më të afërt dhe fuqishëm është e interesuar në avancimin e mëtutjeshëm të tyre në çdo fushë.

“Republika e Serbisë e mbështet Maqedoninë e Veriut mike edhe në aspiratat e saj evropiane, duke pasur parasysh faktin që i tërë rajoni ynë e ka vendin në Bashkimin Evropian, sepse edhe si hapësirë i takojmë si nga aspekti gjeografik, historik dhe kulturor”, tha ambasadorja Jovaoviq në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale.

Presidenti Pendarovski ambasadores së sapoemëruar të Serbisë në Maqedoninë e Veriut, Nevena Jovanoviq i dëshiroi sukses në ushtrimin  e funksionit të përgjegjshëm diplomatik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...