Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores ukrainase të porsaemëruar, Larisa Dir

30 Gusht 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së porsaemëruar të Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir.

“Të jesh ambasadore e Ukrainës në këto kohë të vështira për vendin, i cili është viktimë e agresionit brutal nga Federata e Rusisë, është detyrë e jashtëzakonshme. Vini në një shtet miqësor i cili përditë shpreh ndjeshmëri me Ju dhe prandaj Ju bind se do ta keni mbështetjen tonë të tërësishme, kurse të gjitha institucionet tona do t’Jua lehtësojnë punën tuaj dhe do të përpiqen të ndihmojnë në të gjitha mënyrat e mundshme”, theksoi Presidenti Pendarovski në fjalën e tij në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ambasadorja Gir.

Presidenti tha se Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet tërësisht dhe pa mëdyshje integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës në kufijtë e saj deri në vitin 2014.

“Vendi ynë deri tani ka dhënë lloje të ndryshme ndihme për popullin mik ukrainas dhe duhet të jeni të bindur se këtë do ta bëjmë derisa të jetë e nevojshme. E mbështetëm haptas vendin Tuaj në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Popullit mik ukrainas vetëm mund t’i dëshirojmë periudha deri në fillimin e negociatave me BE-në të ketë më pak pengesa dhe të jetë më e shkurtër sesa ajo që e kaluam ne”, rekomandoi në fjalim Presidenti Pendarovski.

Ai theksoi bindjen se Maqedonia e Veriut dhe Ukraina do të vazhdojnë me trendin pozitiv zhvillimor të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe e theksoi interesin e vendit tonë për përforcimin e lidhjeve ekonomike për të cilat shprehu shpresë se do të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës.

Ambasadorja e Ukrainës e falënderoi për ndihmën që Maqedonia e Veriut ia jep Ukrainës, si dhe për mbështetjen e iniciativës ndërkombëtare “Platforma për Krimenë”.

“Ndihma nga institucionet kompetente, qytetarët e shqetësuar dhe sipërmarrësit është shumë aktive. Maqedonia e Veriut tashmë ka dorëzuar më shumë se 230 ton ndihmë humanitare në Ukrainë, kurse ia siguroi mandej Ukrainës ndihmën e nevojshme materiale dhe teknike në fushën ushtarake-teknike. Maqedonia e Veriut është në anën e vërtetë të historisë: lëviz me bindje drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, miraton vendime të rëndësishme në NATO, iu bashkëngjitet rezolutave vitale të rëndësishme të sigurisë në OKB: Besoj fort se vendi Juaj, i cili do të kryesojë me OSBE-në vitin e ardhshëm, së bashku me Ukrainën, do t’i mbrojë gjithmonë vlerat tona të përbashkëta civilizuese”, theksoi në fjalim ambasadorja Dir, duke shtuar se vetëm bashkërish do arrijmë të ndërtojmë një arkitekturë të re dhe më efikase të sigurisë në Evropë.

Ambasadorja ukrainase shprehu bindjen se marrëdhëniet miqësore bilaterale midis dy vendeve do të vazhdojnë të thellohen dhe se kjo do t’i ndihmojë popujt tanë të bëhen edhe më të afërm dhe ta vlerësojnë më shumë mbështetjen e ndërsjellë.

“Demokracia, humanizmi, vlerat evropiane janë pikërisht ajo që i bashkon vendet tona dhe qytetarët tanë. Prandaj, duhet të bëhemi pjesë e të ardhmes sonë së përbashkët evropiane në bazë të parimeve të respektimit të ndërsjellë dhe miqësisë së fuqishme”, tha ambasadorja Dir.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadores Dir ushtrim të suksesshëm të misionit të rëndësishëm diplomatik.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....