Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të emëruar të Gjeorgjisë dhe të Republikës së Kazakistanit 

9 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të emëruar të Gjeorgjisë dhe të Republikës së Kazakistanit.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga Tamuna Lilluashvili, ambasadorja e re e emëruar e Gjeorgjisë në Republikën e Maqedonisë së veriut, me seli në Sofje, Presidenti Pendarovski theksoi se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në shkurt të vitit 2019, u krijuan kushtet e domosdoshme për intensifikimin e dialogut politik dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët midis të cilave me rëndësi të veçantë janë orientimet evropiane dhe evroatlantike të të dy vendeve. Presidenti Pendarovski theksoi se beson se në periudhën pas kovidit, të dy vendet që kanë traditë të madhe, do ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit kulturor që do të kontribuojë në njohjen e ndërsjellë më të afërme të qytetarëve të të dy vendeve.

 

Duke theksuar se është nder i veçantë për të se është ambasadori i parë gjeorgjian i akredituar në Maqedoninë e Veriut, ambasadorja Lilluashvili theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një nga qëllimet e përbashkëta që i kanë të dy vendet. Ambasadorja Lilluashvili theksoi se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike  midis dy vendeve, Gjeorgjia fitoi një mik dhe partner të ri dhe e falënderoi vendin tonë për mbështetjen në procesin e integrimit evropian dhe evroatlantik të vendit të saj, si dhe të sovranitetit të saj dhe të integritetit territorial.

Duke vlerësuar se të dy vendet po ndërtojnë marrëdhënie të mira miqësore në shpirtin e kuptimit të ndërsjellë, Presidenti Pendarovski në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga Zhanibek Abdrashov, ambasadori i ri i emëruar i Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Budapest, theksoi se të dy vendet kultivojnë marrëdhënie shumëvjeçare miqësore për të cilat ekzistojnë mundësia dhe dëshira që të përparojnë duke dinamizuar bashkëpunimin në shumë sfera të interesit të përbashkët.

Ambasadori Abdrashev theksoi se thellimi i mëtejshëm dhe zgjerimi i bashkëpunimit midis dy vendeve në periudhën e ardhshme do të zhvillohet në drejtim të interesave themelore në të dy vendet dhe popujt miqësorë.

Presidenti Pendarovski ambasadorëve të rinj të emëruar u uroi sukses në zbatimin e funksionit të përgjegjshëm diplomatik.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....