Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të emëruar të Mbretërisë së Belgjikës dhe Mbretërisë së Danimarkës

2 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të emëruar të Mbretërisë së Belgjikës dhe Mbretërisë së Danimarkës

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga Frederik Meris, ambasadori i ri i emëruar i Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Presidenti Pendarovski theksoi se në periudhën e kaluar të dy vendet ndërtuan marrëdhënie të afërta miqësore dhe një nivel solid të bashkëpunimit të ndërsjellë në shumë fusha, kurse Mbretëria e Belgjikës është mik i madh dhe aleat i sinqertë në proceset tona evropiane dhe euroatlantike.

Duke theksuar se ky vit është i rëndësishëm për vendin tonë, sepse u bëmë zyrtarisht vendi i 30 anëtar në NATO, Presidenti Pendarovski tha se në periudhën e ardhshme vjen edhe një proces i rëndësishëm për të cilin e presim mbështetjen e Mbretërisë së Belgjikës, si një nga shtetet themeluese të Bashkimit Evropian, deri në fund të këtij viti t’i fillojmë negociatat aderuese për anëtarësim të plotë me Bashkimin.

Marrëdhëniet bilaterale janë të përkryera dhe janë ndërtuar në bazë të interesave strategjike të përbashkëta, tha ambasadori Meris në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale duke shtuar se dy të vendet besojnë tek Aleanca të bazuar në vlerat dhe përpjekjet e përbashkëta.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga Suzan Shajn, ambasadorja e re e emëruar e Mbretërisë së Danimarkës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, Presidenti Pendarovski tha se të të dy shtetet ndërtojnë vazhdimisht marrëdhënie miqësore, aleate dhe partnere që rezultojnë me zhvillim të suksesshëm në marrëdhëniet bilaterale në shumë sfera të jetës shoqërore.

Duke e theksuar rëndësinë e mbështetjes së Mbretërisë së Danimarkës për proceset integruese në rajon, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se perspektiva evropiane e vendit do të përparojë shumë shpejt, së pari me miratimin e kornizës negociuese, kurse pastaj edhe me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin formal të negociatave aderuese.

Ambasadorja Shajn tha se të dy vendet kanë marrëdhënie bilaterale solide dhe bashkëpunim në shumë fusha të interesit të përbashkët duke shprehur shpresë se ato do të thellohen dhe përparojnë në periudhën që vjen.

Presidenti Pendarovski ambasadorëve të rinj të emëruar u dëshiroi sukses në zbatimin e funksionit përgjegjës diplomatik.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....