Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi bisedë nëpërmjet video-lidhjes me ambasadorët e sapoemëruar të Republikës Popullore të Bangladeshit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Republikës së Indonezisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale të cilat, për shkak të pandemisë kovid-19, i dorëzuan me shkrim.
Në bisedë me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Bangladeshit, Md. Daud Ali, Presidenti Pendarovski e uroi me rastin e 50-vjetorit të pavarësisë së Bangladeshit dhe tha se edhe përkrah largësisë gjeografike të dy vendet kultivojnë marrëdhënie tradicionale miqësore. Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme për intensifikimin dhe përforcimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet e Azisë së Jugut në fushat me interes dhe dobi të përbashkët.
Në takimin me ambasadorin e sapoemëruar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Omar Obaid Mohamed Alhesan Alshamsi, Presidenti Pendarovski tha se projektet investuese të EBA-së në rajon ndikojnë pozitivisht mbi zhvillimin ekonomik dhe shprehu falënderim për ndihmën nga EBA-ja në ballafaqimin me pandeminë kovid-19. Si vend partner i NATO-s, Presidenti Pendarovski shprehu përgatitje për përparim të bashkëpunimit në sferën e sigurisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, si edhe e përshëndeti rolin e tyre konstruktiv në sigurimin e stabilitetit në Lindjen e Afërm. Në vitin kur shënohen 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, bashkëfolësit shprehën pritjen se niveli i përkryer i dialogut do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë edhe në të ardhmen.
Në bisedë me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Indonezisë, Ivan Bogananta, Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë nga marrëdhënie bilaterale të bazuara në mirëkuptimin dhe miqësinë e ndërsjellë, si dhe shprehu interes për zhvillimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe përparimit të bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet mundësive për investim.
Në këtë takim është theksuar përgatitja edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të përkryer në plan ndërkombëtar, sidomos në suazat e Kombeve të Bashkuara. Larmia kulturore dhe etnike, kultivimi i tolerancës dhe dialogut ndërfetar, tha Presidenti Pendarovski, janë vlera të cilat i kanë të dy shtetet dhe të cilat janë bazë për përparimin e kontakteve të ndërsjella dhe shkëmbimit të përvojave.
Ambasadorëve të sapoemëruar, Presidenti Pendarovski u dëshiroi ushtrim të suksesshëm të detyrës dhe shprehu pritjen se përvoja e tyre diplomatike do të kontribuojë në përparimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në bashkëpunimin e ndërsjellë.