Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës dhe të Republikës së Koresë

21 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës dhe të Republikës së Koresë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga Hose Luis Losano Garsia, ambasadori i sapoemëruar i Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti Pendarovski theksoi se të dy shtetet i lidh një miqësi tradicionale dhe e sinqertë. Në këtë kontekst Presidenti Pendarovski tha se Mbretëria e Spanjës është aleat dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut.

“Para nesh është një periudhë e përcaktimit dhe koordinimit të përbashkët të aktiviteteve duke pasur parasysh kryesimin tonë me OSBE-në në vitin 2023 dhe kryesimin e Spanjës me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2023”, tha Presidenti Pendarovski.

Në këtë ceremoni Presidenti Pendarovski shtoi se si vend e vlerësojmë përfshirjen e Mbretërisë së Spanjës në momentet kritike të historisë sonë, duke theksuar këmbënguljet e Parlamentit spanjoll për ratifikimin e Protokollit aderues të vendit tonë në NATO në kushtet e krizës politike dhe shëndetësore.

“Një falënderim edhe për mbështetjen e deritanishme të Mbretërisë së Spanjës në lidhje me fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Besoj se bllokada e mëtejshme e vendosur nga njëri vendet anëtare të Bashkimit nuk është në interes të askujt dhe jam e bindur se fillimi i negociatave, jo vetëm që do të kontribuojë për stabilizimin e mëtejshëm të gjendjes në Ballkanin Perëndimor, por neve, si shtet, do të na mundësojë zbatim më të shpejtë dhe më efikas në reformat e domosdoshme, sidomos në sferën e luftës me krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë”, nënvizoi Presidenti Pendarovski.

Ambasadori Garsia theksoi se si partnerë në NATO të dy vendet i kanë përforcuar dhe i kanë pasuruar marrëdhëniet e ndërsjella duke shtuar se Spanja dhe Maqedonia e Veriut i përkasin të njëjtës familjeje evropiane.

“Fuqia jonë e ndërsjellë si vende partnere në NATO na mundëson platformë nëpërmjet të cilës mund t’i përforcojmë lidhjet miqësore, por është, gjithashtu, impuls që të bëhet realitet anëtarësimi i përbashkët në Bashkimin Evropian. Spanja, siç ka qenë rast edhe deri më tani, nuk i kursen përpjekjet që të realizohet ai qëllim”, tha ambasadori Garsia.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga Li Ho-shik, ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Veriut me seli në Sofje, Presidenti Pendarovski theksoi se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve në vitin 2019, ekzistojnë mundësi të shumta për pasurim të bashkëpunimit, si dhe për njohjen e ndërsjellë me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të të dy popujve.

“Në ndërtimin e marrëdhënieve tona si fondament i kemi vlera e përbashkëta si multilateralizmin, respektimin e të drejtave të njeriut, ruajtjen e mjedisit jetësor dhe të demokracisë, me fokus të fuqishëm në zhvillimin integral njerëzor”, tha Presidenti Pendarovski.

Në këtë drejtim, në takim të dy bashkëfolësit shprehën interes për përparim të bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë, bujqësisë, kulturës, arsimit dhe sportit.

Presidenti Pendarovski u uroi sukses në zbatimin e funksionit të përgjegjshëm diplomatik ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Spanjës, Hose Luis Losano Garsia dhe të Republikës së Koresë, Li Ho-shik.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....